Është shuar në moshën 77 vjeçare ish ministri i kulturës i Francës në qeverinë e presidentit Sarkozy Frederic Miterrand.
Nip i presidentit François Miterrand, Frederic ishte jo vetëm një politikan i shquar por ai shkëlqeu në një karrierë të gjatë në “qytetin e dritave” Paris, edhe si actor, skenarist filmash, moderator emisionesh TV, shkrimtar, producent dhe regjisor në kinematografi.
Shqipërinë dhe shqiptarët i kishte për zemër, simpati të cilën e shprehte hapur, ashtu si dhe interesimin për historinë e popullit tonë.
Në një ndër vizitat në Tiranë, në maj të vitit 2016, Frederic Miterrand ka qenë i ftuar në studio e Vizion Plus, në emisionin Kapital, të drejtuar nga Aleksandër Furxhi. A.K.