Komisioni që po hetonte kryengritjen e 6 janarit 2021 në Shtëpinë e Bardhë publikoi raportin e tij përfundimtar. Sipas raportit ish-presidenti i SHBA-së është akuzuar për komplot së bashku me shumë persona të tjerë me qëllim për të penguar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur demokracinë.
Raportin që përmban 845 faqe është një përmbledhje gjithëpërfshirëse e gjetjeve të panelit dypartiak se si ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kërkuan të përmbysnin zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ajo që shfaqet është një portret i Trump si një nga presidentët më të dëmshëm në historinë amerikane.
Publikimi i tij vjen vetëm tre ditë pasi komiteti parashtroi në seancën e fundit katër kallëzime penale kundër Trump për rolin e tij në kryengritjen. Ishte hera e parë në historinë amerikane që Kongresi kishte ndërmarrë një veprim të tillë kundër një ish-presidenti.
Raporti, i bazuar në provat materiale si 1000 intervista dhe mbi një milion dokumente, duke përfshirë e-mailet, mesazhet, regjistrimet telefonike konkludon se Trump mbikëqyri përpjekjen për të paraqitur listat e rreme të votuesve në shtatë shtetet në të cilat ai humbi dhe se ai punoi në mënyrë aktive për të transmetuar fletëvotimet e rreme të Kolegjit Zgjedhor në Kongres dhe Arkivin Kombëtar.
Raporti i lartpërmendur rekomandon ndalimin e Trumpit nga postet publike në të ardhmen duke rrezikuar kështu rikandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.
Raporti paraqet gjithashtu një përshkrim të thellë dhe të detajuar të përpjekjes së Trump për të ndryshuar humbjen e JoeBiden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe atë që grupi i ekspertëve thotë se ishte përgjegjës për një kryengritje të dhunshme nga mbështetësit e tij.