Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i humorit Zef Deda. Mjeshtri i madh i humorit vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.
Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.