Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes në Parlament ku Sali Berisha shtyu nga foltorja kryetarin në deptyrë të PD-së, Enkeleid Alibeaj.
Kim nënvizon se ngjarje të tilla duhet t’i përkasin vetëm të shkuarës.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria- ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja.
"Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë "jo!", akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria… (1/2) https://t.co/721a3qiU22
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 21, 2022