Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin për të hapur negociatat me Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm, nëse plotësohen kushtet.
“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.
Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet ne njoftimin e Ambasades.