Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një prononcim për media, ai shprehet se akuzat ndaj tij kanë qenë të padrejta dhe skandaloze.
“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”, tha ai.
Kjo seancë u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi, sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.