Shtyhet për në 23 tetor seanca ku mbrojtja e grupit “Shullazi” do të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda. Vendimi për shtyrjen u morr paraditen e sotme.
Më dy tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pretencën për Emiljano Shullazin dhe katër persona të tjerë, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria kërkoi 64 vjet burg në total për grupin me pesë anëtarë të Emiljano Shullazit, që e akuzon për të paktën katër episode.
Në këtë seancë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, mungoi në seancë për shkak të një angazhimi jashtë vendit.
Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.
Vetë të pandehurit nuk ishin në seancë, por kishin kërkuar që të përfaqësoheshin vetëm nga avokatët e tyre.