osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shtohet numri i deputetëve që pritet t’i japin lamtumirën LSI-së: Monika “në pikë të hallit” nga frika e…

Shtohet numri i deputetëve që pritet t’i japin lamtumirën LSI-së: Monika “në pikë të hallit” nga frika e…

Java politike do të nisë të hënën, me një seancë parlamentare që pritet të jetë interesante për sa i përket raporteve numerike mes mazhorancës dhe opozitës. Pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Në mungesë të organeve të reja të drejtësisë, ligjvënësi duhet të ndërhyjë si për emërimin e magjistratëve që mbaruan studimet këtë qershor, ashtu edhe për t’i dhënë mundësi Shkollës të hapë aplikimet e reja në vjeshtë.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë. Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

Por, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk është më në pozitat e dala nga zgjedhjet dhe tashmë rrjedhja e votave është shfaqur disa herë. Gjatë muajve të fundit, deputetë të ndryshëm kanë refuzuar qëndrimin e LSI-së për të braktisur seancat, duke qëndruar në sallë e duke bashkuar votat me PS-në.

Rebelime të tilla kanë shfaqur emra të njohur të LSI-së, si Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto dhe Agron Çela. Në korridoret e politikës pëshpëritet se ka edhe të tjerë, mes atyre që Kryemadhi i ka cilësuar si “shokët e Ilir Metës”, që janë të gatshëm t’i japin lamtumirën LSI-së.

Seanca e së hënës ka gjasat të jetë një tregues i një mazhorance të re, më të zgjeruar, që përflitet prej muajsh. Burime pranë PS-së i thanë Top Channel se po zhvillohen diskutime me LSI-në, si forcë politike, për sa i përket qëndrimit që ajo do të mbajë, duke qenë se ndërhyrja në draft konsiderohet një ndryshim procedurial afatesh, i një ligji që LSI-ja e ka votuar njëherë legjislaturën e kaluar, kur ishte aleate e PS. Një zgjidhje e tillë do t’i evitonte LSI-së shfaqjen e një hemorragjie të konsiderueshme votash, me pasoja jo të vogla për të ardhmen e saj.