Rreth një muaj më parë Greqia u trondit nga vrasja makabre e 20-vjeçares Caroline Crouch në sy të bashkëshortit dhe foshnjës së saj. Mirëpo ndërkohë që kanë kaluar jo pak ditë nga kjo ngjarje e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve që po bën policia, ende nuk janë kapur autorët e kësaj krimit shokues.
Në një artikull të TaNea, hetuesit kanë ngritur disa pikëpyetje, të cilat vetëm po të marrin përgjigje do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
PYETJET E POLICISË:
Si ka mundësi që vrasësit të kishin përgatitur me detaje skenarin për të mos u kapur nga kamerat, por të harronin që të merrnin me vete materiale për të lidhur të zotët e shtëpisë?
Pse morën vetëm 15 mijë euro dhe asnjë send tjetër me vlerë nga banesa?
Si ka mundësi që viktima nuk ka në trup asnjë shenjë që të tregojë se ka luftuar me vrasësit e saj?
Pse autorët, megjithëse kaq të kujdesshëm, nuk morën me vete ose shkatërruan celularët e çiftit?
Pse nuk u gjetën gjurmë gishtash, material gjenetik ose gjurmë dorezash në ngjitësin?
Pse mungon vetëm karta e kujtesës?