osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shtohen telashet për Bashën: Pastrimi i Parave dosje në prokurori për lobimet në SHBA!

Shtohen telashet për Bashën: Pastrimi i Parave dosje në prokurori për lobimet në SHBA!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se e ka punën pisk. Pak kohë më parë, revista amerikane “Mother Jones” nxori në dritë skandalin e Bashës me lobimet që kishte kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u financuar nga një kompani guackë e regjistruar në Skoci, “Biniatta Trade”.

Dyshimet janë se një pjesë të shumës së paguar për të lobuar është dhënë nga rusët, ndërsa nuk janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sipas ligjit. Për këtë arsye organet ligjzbatuese në vendin tonë janë vënë në lëvizje për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të zbuluar lidhjet e Bashës me kompaninë guackë. Prokuroria ka nisur hetimet, por nga ana tjetër një kontribut shumë të madh në këtë proces hetimor ka dhënë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Diçka të tillë e konfirmoi dje edhe vetë kreu i kësaj drejtorie, Arlind Gjokutaj nga Komisioni i Sigurisë ku raportoi për punën e institucionit të tij gjatë vitit 2018. “Duke qenë në proces hetimor dhe investiguese nga prokuroria, ne kemi kryer verifikimet tona dhe prokuroria ka marrë përgjigje. Ne kemi adresuar çdo informacion që na ka kërkuar prokuroria”, tha ai.

Këtë përgjigje, Gjokutaj e dha pas interesimit të kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. Sakaq, gazeta ka mësuar se DPPPP ka hetuar financat e Partisë Demokratike, transaksionet bankare dhe llogaritë bankare. Vëmendja kryesore është fokusuar tek çështja e lobimeve, ku DPPPP ka investiguar transfertat që PD ka kryer me kompanitë e kontraktuara për të lobuar në SHBA.

Siç e theksuam edhe më lart, dyshimet deri tani janë se pas kompanisë guackë “Biniatta Trade”, që ka paguar një pjesë të shumës për PD, fshihen rusët dhe pikërisht kjo pikë është hetuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Deri tani është deklaruar se totali i pagesave për lobim është 675 mijë dollarë, por DPPPP përmes hetimeve të saj ka arritur të zbardhë nëse kjo është shuma e vërtetë apo një pjesë e parave është fshehur.

Pra, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zbërthyer të gjithë skemën e transaksioneve që është përdorur nga PD për të lobuar në SHBA. Dosja e përgatitur nga DPPPP është mjaft voluminoze dhe i është dorëzuar prokurorisë. Aty gjenden të dhëna komprometuese për Lulzim Bashën dhe siç duket lobimet dhe kontaktet me rusët pritet t’i hapin telashe liderit demokrat.

Dëshmia e Muzin

Përveç ndihmës së kërkuar nga organet ligjzbatuese vendase, prokuroria ka kërkuar të dhëna edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lobimet e PD dhe lidhjet e saj me rusët. Sipas burimeve, organi i akuzës e ka mbyllur çështjen dhe hetimet e saj brenda Shqipërisë, por është në pritje që SHBA t’i sjellë dëshminë e plotë të Nicolas Muzin, kreun e kompanisë lobuese “Muzin Capitol Partners”.

Prokurorët kanë tashmë në dorë kontratën që Lulzim Basha ka firmosur me Muzin, ndërsa presin edhe dëshminë e tij për hesap të autoriteteve amerikane. Në deklarimet shtesë pranë Departamentit të Drejtësisë “Muzin Capitol Partners” ka deklaruar se ka marrë 3 pagesa në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të PD në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat janë të paqarta. /Mimoza Ibra