osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shtohen dyshimet! LSI-ja propozoi ndalimin me ligj të verifikimit të Ilir Metës për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit

Shtohen dyshimet! LSI-ja propozoi ndalimin me ligj të verifikimit të Ilir Metës për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit

Nga Adriatik Doci

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rrjedhimisht të Ilir Metës, kanë propozuar që të ndalohej me ligj verifikimin nga Autoriteti i Dosjeve të politikanëve dhe zyrtarëve, të cilët e kanë marrë një herë certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet e famshme ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’ në vitet 1995 dhe 1997. Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës sidomos pas janarit të vitit 2011, ka propozuar që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranojë kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.

Braho ishte kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke qenë në një koalicion qeverisës, PS-ja e pranoi pa asnjë diskutim propozimin e Brahos, duke krijuar një lloji imuniteti ndaj politikanëve që kanë kontrolluar dosjet dhe që mund të kenë pasur ndikim mbi komisionet për pastërtinë e figurës. Siç dihet, spiunët më të thekur të ish Sigurimit Shtetit arritën e të merrnin certifikata pastërtie nga dy komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’, duke i tundur nëpër media.

Po pse Spartak Braho e bëri një propozim të tillë? Nëse politikanët kishin dalë një herë të pastër dhe e kishin marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, pse duhet të kishin frikë të verifikoheshin edhe një herë nga Autoriteti i Dosjeve? A mos vallë kishin marrë certifikata pastërtie të rreme dhe druheshin se një ditë mund të zbuloheshin? Certifikatën e pastërtisë së figurës në raport me ish Sigurimin e Shtetit e ka marrë edhe Ilir Meta, i cili ka dominuar politikën shqiptare që prej tre dekadash, duke qenë deputet, ministër, kryeministër dhe president. Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.

Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo.

Pas këtij informacioni, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli doli në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha se “Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I. M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”.

Ndërkaq, Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. “Në atë kohë kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj. Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetat e tij”, tha Meta.

Nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?

Dhe së dyti, pas Ilir Meta ka operuar me dy mbiemra, në versionet Meta dhe Metaj?

Autoriteti i Dosjeve i ka kërkuar Kuvendit që të heqë pengesën që e ndalon që të verifikojë figurat politike që janë kanë marrë më parë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani. Pas kësaj kërkese, Partia Socialiste propozoi në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që duket se synojnë të rivlerësojnë certifikatën e pastërtisë të lëshuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani në rast se gjende informacion të ri./Shqiptarja.com