Shteti verilindor i Vermontit, SHBA tërhoqi mjaft vëmendje vitin e kaluar kur njoftoi se do të fillojë të paguajë punëtorë nga vende të tjera për t’u zhvendosur atje.
Në atë kohë nuk kishte shumë detaje për këtë por më 1 janar u hap zyrtarisht Programi i Granteve të Punëtorëve të Jashtëm.
Aplikantët të cilët janë të punësuar jashtë Vermontit dhe shpërngulen atje pas 1 janarit 2019, mund të aplikojnë për grante (ndihmë financiare) deri në 5.000 dollarë, për të mbuluar shpenzimet e të zhvendosjes së tyre ose shpenzimeve të lidhura me punën.
Nuk ka afat përfundimi: Grantet do të shërbejnë derisa të mbarojnë 125.000 dollarët që janë vendosur për programin. – tha një zëdhënës i shtetit.
Shuma e nisjes së programit ishte fillimisht $ 10,000. Megjithatë, përfituesit e suksesshëm të 2019 do të duhet të ri aplikojnë për financim në vitin 2020. Vermont nuk është i vetmi vend që mund të marrin në konsideratë punëtorët e huaj që kërkojnë një shtëpi të re për këtë vit të ri. Qyteti i Tulsa, Oklahoma, po ofron $ 10,000 në para të gatshme si edhe shumë përfitime të tjera për të joshur forcën e re punëtore por edhe tatimpaguesit e ardhshëm.
Linku aplikimit: https://www.thinkvermont.com/remote-worker-grant-program/