osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shteti hesht, hajdutët bëjë kërdinë: Rriten çmimet e tarifave celulare për ofertat, paketat 50-70 %

Shteti hesht, hajdutët bëjë kërdinë: Rriten çmimet e tarifave celulare për ofertat, paketat 50-70 %

Operatorët e telefonisë celulare kanë shtrenjtuar muajin e fundit çmimet e ofertave për telefoninë me celulare me parapagesë për paketat ditore dhe ato javore, ndërsa kanë mbetur të pandryshuara ato mujore. Rritje të çmimeve kanë aplikuar të tre operatorët në treg, ndërsa shtrenjtimi varion nga 50% për paketat ditore dhe në 67-72% për ato javore.

I pari që nisi me rritjen e çmimit ishte Vodafone, i cili në fund të muajit janar rriti ofertën javore nga 300 në 500 lekë, me një shtrenjtim prej rreth 67%. Ndërsa paketa ditore e kësaj kompanie u rrit nga 100 në 150 lekë, ose 50% më shtrenjtë. Edhe Albtelecom shtrenjtoi në 14 shkurt paketat ditore dhe javore. Paketa ditore u rrit nga 100 në 150 lekë dhe ajo javore nga 300 në 500 lekë.

I fundit që reagoi ishte Telekom Albania. Paketa ditore u shtrenjtua ditēt e fundit nga 100 në 150 lekë dhe ajo javore nga 290 në 500 lekë (shtrenjtim 72%). Tarifat e paketave të tjera mujore kanë mbetur të pandryshuara. Vodafone ofron paketa club 30 ditë, që luhaten nga 800-2,200 lekë, në varësi të minutave dhe internetit të përfshira në të (maksimumi i internetit të ofruar është 12 giga për paketat gold që kushtojnë 2,200 lekë në muaj). Paketat 30 ditore të Telekom variojnë nga 800 në 2,000 lekë (maksimumi i interneti është 10 giga për paketën xlarge, që kushton 2,000 lekë). Për Albtelecom, paketat 30 ditore luhaten nga 700 në 1,900 lekë (maksimumi i internetit është 12 giga për paketën super 1900).

Tregu i kompanive celulare

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2018 kishte gjithsej 2.8 milionë përdorues aktivë të telefonisë celulare, me një rritje me rreth 4.3% në krahasim me tremujorin e dytë 2018 dhe rënie me 25.8% në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Pjesa më e madhe e abonentëve, 47.3% përdorin operatorin Vodafone. Operatori i dytë është Telekom Albania, me 35.7% dhe në vend të tretë është Albtelecom me rreth 17% të tregut.

90% e përdoruesve përdorin karta me parapagim, ndërsa pjesa tjetër kanë kontratë me operatorët celularë, sipas të dhënave, që janë publikuar nga AKEP. Ndërkohë, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të tremujorit të tretë 2018 ishte rreth 4,631,236 që përbën një ulje me 5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një ulje me 17.5% në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Në Tremujorin e tretë 2018 kanë raportuar rreth 164 sipërmarrës të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, nga të cilët 163 janë ofrues të shërbimeve të rrjeteve fikse dhe 3 operatorë mobile.

Sipërmarrësit e rrjeteve/shërbimeve të komunikimeve elektronike kanë detyrim ligjor të dërgojnë në AKEP, të raportojnë të dhëna periodike rreth aktivitetit të tyre sipas formularëve përkatës që janë pjesë e Rregullores Nr.12.

Informacioni i kërkuar nga AKEP nëpërmjet formularëve të Rregullores shërben për përmbushjen e detyrave funksionale të AKEP, ndër të tjera edhe për publikimin e treguesve për publikun e gjerë nëpërmjet raporteve periodike që evidentojnë treguesit kryesorë të zhvillimit të tregut të komunikimeve elektronike.