osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shteti duhet të zgjohet e dikush duhet të jap llogari: Sa kushtojnë 6 protestat e “tepsihumburve” dhe një kongres partie?

Shteti duhet të zgjohet e dikush duhet të jap llogari: Sa kushtojnë 6 protestat e “tepsihumburve” dhe një kongres partie?

Dje, e majta qeverisëse zhvilloi në Tiranë Kongresin e saj, forumi më i lartë, që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ky kongres konfirmoi 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korçë, Dritan Lelin në Vlorë, Gledian Llatjan në Elbasan, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Majlinda Bufin në Roskovec. Kjo ishte gjëja më normale dhe e pritshme, por opozita e rrugës nuk ishte dakord!

U sorrollatën e u rropatën të gjorët për tu mbushur mendjen shqiptarëve se duhet të shohin kah stanit tjetër, se brumi i tyre… është më i mirë. E për këtë sajuan lajmëlehësa sa majtas e sa djathtas, që kanë gjithmonë diçka për të thënë për tu ushqyer, se nëse i sjellim këta në pushtet, bashkë me ta kthehet dhe parajsa antiligj me oferta si: do vidhni drita sa të doni e as që do ndëshkoheni, do ndërtoni pa leje ku dhe si të doni e s’do paguani asnjë qindarkë, do punoni në të zezë e bashkë me të zezën do të ringrejmë Lazaratin, do i’u v.rasim nëse protestoni e s’do guxoni as të paraqiteni dyerve të gjykatave, do ju punësojmë në ministri, dogana, tatime, spitale, megjithëse jeni analfabet që nuk keni shokun.

Nuk jemi pjesë e asnjë spektri politik, por kur shikon, se në çfarë gjendje është katandisur ajo që vetquhet opozitë e që është vite dritë larg asaj që duhet të ishte e as që ka lidhje me të, fillimisht ndjehesh i fyer e paskësaj i frikësuar… për të ardhmen tënde. Njerëz pa asnjë kontribut dhe me një të kaluar të errët nga pushteti ku janë rrëzuar, sot delirojnë dhe ëndërrojnë se mund të rivijnë në pushtet, duke përdorur njerëz që po ashtusi ata, kanë humbur pjesën e tyre nga tepsia e byrekut të pushtetit të pamerituar.

Me një nivel mediokër politik ku propaganda përdoret për të fituar përkrahës dhe jo për tu kënaqur duke fituar me mijëra të q**sha nga urrejtja e atyre që duan qetësi, stabilitet dhe mos prekjen e të drejtës së zgjedhjes, opozita e rrugës, edhe dje i lëshoi gazetqyqarët ushtarë nga zinxhiri dhe lehën aq keq sa dukeshin si kone të fshehura pas gardhit që lihni pa ditur se pse.

Në kor konstatuan, se kosto e kongresit na paska kushtuar 500 mijë euro, sepse dekori dhe karriget ishin të marra me qera!

Mirëpo, duke qenë se nuk shikojnë dhe harrojnë ashtu sikurse kanë harruar për gjithçka që bëjnë, nuk arrijnë të kuptojnë, se bileta e karriges së vendosur në shesh nuk kushton, as sa një e dhjeta e karriges së autobuzëve dhe makinave që transportojnë protestues, që vijnë e ikin duke shkatërruar çfarë u del përpara… të paguar nga partia.

Gent Pisqolla, që luftonte me mullinjtë e erës tek këndi i ri i Lojrave te Liqeni, ka zbuluar shifrën e majme, sipas të cilit janë shpenzuar për organizimet e djeshme të kongresit dhe hapjen e siparit të fushatës së zgjedhjeve të Qershorit.

“Vetëm kostoja e ditës së sotme, ditës së parë “elektorale” të partisë-shtet në shtetin më të varfër të Evropës, sipas profesionistëve të eventeve, është jo më pak se 1.5 milionë euro!

“KOSTO, pa fitimin!

Vetëm sot, partia-shtet ka shpenzuar sa 31.250 paga të ndihmës sociale, apo sa i gjithë buxheti vjetor i Spitalit më të ngarkuar të Shqipërisë…

NË VETËM 1 DITË … “elektoral” …

“Standard” të ëmbël…pafshi në ëndërr “zgjedhje” pasanikësh!!!”, shkruan Gent (Pisqolla) Strazimiri në rrjetet sociale.

Ndërsa Luani pa dhëmbë i Monikës, kërkon transparencë për shpenzimet e Kongresit, kur duhet të japin llogari për miliona pa adresë për militantët dhe kuvendet e partisë së tyre, që çudisin dynjanë me antiamerikanizmin dhe antikapitalizmin e tyre.

A mund të na thotë ndonjëri nga këto palaço, se sa kanë kushtuar 6 protestat e monarëve dhe lularëve për të destabilizuar vendin dhe shkatërruar Tiranën, kur nuk ekziston asnjë fond nga buxheti i shtetit për protestat dhe kur evente si kongreset, konventat apo kuvendet mbulohen nga buxheti i akorduar për partitë parlamentare?!

A mund të bëjnë transparencë, se me çfarë lekësh i paguajnë militantët, që vijnë si turistë lokal në Tiranë?!

A mund tu thonë qytetarëve, se si Bashkia e Kamzës, Kavajës, Vorës dhe Shkodrës gjenden grushtbashkuar në çdo protestë antinegociata të shoqëruar nga mjete dhe përkrahësa familjarë dhe ushtarë?!

Si është e mundur, që askush nuk jep llogari?! Askush! Për këto gjëra fare lehtë të lexueshme, që bien era hajdutëri, korrupsion dhe financime të errëta antishqiptare?!

Ka ardhur koha që shteti të tregoi se ka shtet! Policia kriminale duhet të lëvizë, sëbashku me prokurorinë, që duket sikur fle mbi krimin politik, që nuk fshihet por shikohet nga çdo qytetarë!

Pa asnjë dallim, edhe pozita nëse ka financime të fshehta duhet të jap llogari! Pa diskutuar vlerën, pa asnjë hapësirë!

Por nuk duhet vënë shenja e barazimit, me milionat e harxhuara për këto protesta, që sipas vetë opozitës, kanë sjellë në Tiranë mijëra protestues… me një nga kongreset legjitime të një force politike, që është për momentin më e madhja e vendit./Ekskluzive.al