Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin”. Ka qenë vetë moderatori Ermal Mamaqi që e ka bërë të ditur këtë me një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Në video Ermali shihet t’i kërkojë kryeministrit të flasin, bazuar në ngjarjen e fundit të 2018-ës, ku Rama i kërkonte studentëve dialog.
Moderatori madje i shkon kryeministrit në shtëpi dhe për herë të parë Ramën e shohim në shtratin e tij, në dush, duke ngrënë, duke pikturuar derisa më në fund pranon kërkesën e Ermalit për të folur.
Të shtunën 5 Janar. Do Flasim…😉Ora 21.00 Xing me Ermalin@ediramaal
Publiée par Ermal Mamaqi sur Mardi 1 janvier 2019