i rrezikoi të humbasë shtëpinë e tij, por bashkëqytetarët e tij e blenë përsëri . Një histori solidariteti që vjen nga Tula , në provincën e Sassarit në Itali .
Tomasino, një punëtor 56-vjeçar që kishte mbetur i papunë, nuk mund të paguante më kredinë për shtëpinë ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët.
Shtëpia e tij rrezikonte të dilte në ankand në mars të 2019, por qyteti shkoi në ndihmë të tij duke organizuar mbledhjen e një fondi që bëri të mundur riblerjen e pronës.
“Ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm” – tha kryetari i bashkisë së Tulës, Gino Satta , ndër të parët që lëvizën për të ndihmuar punëtorin Tomasimo.
“Ne si administratorë jemi munduar ta ngremë problemin në mënyrë diskrete, por morëm një përgjigje të shkëlqyeshme nga qytetarët dhe kështu pas disa muajsh arritëm shifrën për të shpëtuar shtëpinë e Tomasino”.
Ankandi gjyqësor e kishte nxjerrë shtëpinë në shitje për 27 mijë euro.
Kërkesa për ndihmë- Punëtori 56-vjeçar papritmas ishte pa punë dhe pa se po humbte shtëpinë në ankand. Në mars 2019 burri iu drejtua shërbimeve sociale të komunës Tula. Falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tij, brenda disa muajsh ata e blenë shtëpinë dhe ia dhuruan Tomasinos.