Gjithë vonesa prej 1 viti, që bëri opozita dhe pengesat e Presidentit kontigjent krimi “VIP”, do kompensohen me shpejtësi të madhe, në goditjen e strukturave të krerëve të mafies shtetërore politike në Shqipëri, fijet e të cilëve, siç tregoi arratisja e Gruevskit me kalim tranzit në vilat e Lalzit, janë në kupolën e shtetit
Një burim tepër i sigurtë, brenda ekipit të ri anti-krim në Ministrinë e Brendshme, ka bërë me dije për “PAMFLETI”, se ministri Sandër Lleshaj, destinacionin e udhëtimit të parë në këtë post, do ta ketë në SHBA, si ministri që po nis, epokën e luftës reale kundër krimit e korrupsionit “VIP” në Shqipëri…
Mesnatën e të premtes, vetëm 3 orë, pasi “gjenerali” i korrupsionit Ilir Metaj e shpalli të dekretuar nën dajak ndërkombëtar, Ministri Lleshaj ka marrë ftesë për “çaj”, nga SHBA, udhëtim të cilin, thuhet se do ta realizojë vetëm pak orë, pas mandatimit në parlament, i shoqëruar me 5 anëtarë të ekipit të ri anti-krim, që ka formuar.
Vonesa që bëri Presidenti kontigjent krimi “VIP”, nuk ishte dështim për SHBA, por një rikonfirmim i skedës që ka për Ilir Metajn, si kryesues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, prej nga do të nisë goditja e madhe, pa “grupe çiftelia, gjin gjonër e zaganjorë” nëpër këmbë.
Gjithë vonesa prej 1 viti, që bëri opozita dhe pengesat e presidentit kontigjent krimi “VIP”, do kompensohen me shpejtësi të madhe, në goditjen e strukturave të krerëve të mafies shtetërore politike në Shqipëri, fijet e të cilëve, siç tregoi arratisja e Gruevskit me kalim tranzit në vilat e Lalzit, i ka në kupolën e shtetit
Sipas informacionit, gjatë “çajit” me Lleshajn, pas “urimit punë të mbarë”, shefat e “Shtëpisë së Bardhë”, do t’i japin “ministrit të tyre” mbështetjen e plotë dhe “listën e zezë”, me emrat e bosëve politikë, shtetërorë dhe bizneseve “lavatriçe”, që po veprojnë lirshëm prej 26 vitesh në Shqipëri!
Është folur prej kohësh, se në krye të “listës së zezë anti-krim” të SHBA, janë dy familjet mafioze Berisha-Metaj, të cilat e dhanë provën si të tilla, me përpjekjet dhe përpëlitjet, për të penguar dekretimin e “ministrit të SHBA”, i cili është ftuar “për çaj” me urgjencë.
Shpërqendrimi prej nokauti psikologjik dhe fytyra “limon” e Presidentit, në emisionin komik prej nga dha lajmin e dekretimit të Lleshajt, dhe zbutja e plakut Berisha, tregoi se ka nisur fundi i tyre…/Pamfleti