Përfaqësuesja Shpresa ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, teksa ka mundur me shifrat 3-2 me përmbysje ekipin e Rumanisë në “Elbasan Arena”.
Miqtë zhbllokuan shifrat në minutën e 47. Prapavija gaboi që nga Lilo deri te mbrojtësit, duke i dhuruar golit Gramenit.
11 minuta më vonë, kuqezinjtë morën goditjen e dytë. Pas një gjuajtje të grushtuar nga Lilo, topi shkoi te Munteanu, i cili gjuajti dhe gjeti rrjetën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Rumaninë.
Në minutën e 63, Shqipëria ngushtoi rezultatin. Kristian Shpendi i sapofutur në lojë përfitoi me një kundërsulm nga e djathta për të shënuar me një gjuajtje të devijuar mbi portierin e miqve.
Në minutën e 71, kuqezinjtë e Alban Bushit gjetën golin e barazimit. Berisha realizoi një supegol nga distanca.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, kombëtarja e Shpresave, realizoi golin që i dha 3 pikët e arta dhe vendin e parë në grup. Pajaziti plotësoi përmbysjen e kuqezinjve.
Me këtë fitore, Shqipëria U-21 mban e vetme vendin eparë në grup me 6 pikë, pas 2 ndeshjesh të zhvilluara, ndërsa Rumania U-21 mban vendin e fundit me 0 pikë, por me një ndeshje më pak.