Pas një vape rraskapitëse dhe pushimesh të trazuara, duket se shtatori po vjen suprizues për elitën politike shqiptare. Kupola qeveritare megjithëse gjasme shkoi me pushime, nuk gjeti qetësi në brigjet e detit pas një puhize lajmesh të çuditshme që fluturonin nga Uashingtoni, ku ca “birbo spakianë” merrnin porositë e fundit, të mbushura me dosje për mësymjen finale ndaj elitës më të korruptuar në gjithë Evropën.
Ndërsa qeveria rri në pritje duke u tallur me të vetmen alibi korrupsioni të Lëvizjes së Spiunëve të Irrituara si ajo e inceneratorëve që do “realizohet” në viti 2047, dyshja Meta-Berisha u angazhuan në piskun e vapës në një tur konferencash dhe pseudodenoncimesh, tashmë të njohura, për të krijuar alibinë e ditëve të zeza që i kanë te pragu i derës. Oguri i zi erdhi. Ilir Metaj e kaloi derën e SPAK.
Vazhdimi është formalitet. Porosia amerikane ka vënë në top listë Ilir Metën si kurbanin e radhës në goditjet e shtatorit. Pas goditjes së SPAK ndaj Ilir Metës u shfaq në skenë Yuri Kim, e cila konfirmoi faktin se Ilir Meta është personi i parë i peshave të rënda që do të përfundojë në qelitë e përgatitura për të korruptuarit. “Sekretarja e partisë” e lëshoi direktivën dhe hodhi në detin e madh të politikës shqiptare rrjetën e peshkatarit për të mbledhur peshqit e korrupsionit.
Shtator i frikshëm. Likja e bëri të qartë linjën mbrojtëse. Po e sulmojnë pasi denoncoi aferën e inceneratorëve. Në fakt në shtator do të ketë mundësi të ballafaqohet me shumë personazhe të cilët i ka akuzuar. Do ketë kohë të flasë, të diskutojë dhe të dëgjojë fakte të reja nga goja e tyre kur të rrinë kohë të gjata bashkë në qelitë e SPAK. Aty do takojë shokët e tij dhe të paditurit prej tij. Shtator i çuditshëm pritet të vijë. Sekretarja e Partisë, si idhnake që është, do zbardhë ca surpriza të tjera, të cilat kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.
Në korridoret e pushtetit pëshpëritet për emra ministrash dhe firmëtarësh koncencionesh që janë thirrur në zyrat e SPAK. Një pjesë e tyre po treten çdo ditë nga frika dhe kanë bërë gati bagazhin që do të marrin me vete aty ku do të shkojnë. Tigri, luani, peshku, rosa dhe biba janë mbledhur në kopshtin e tyre zoologjik dhe i kërkojnë të gjatit ndihmë për firmat që i vunë me urdhër të tij. Fatkeqësisht i gjati nuk dëgjon, ka mbylllur sy e veshë dhe ka lënë tepsinë pa duar në dishezë me shpresën e vetme se mos del ndonjë gur për ta ndaluar autobusin e tij.
Shtator i tmerrshëm. Ministrat po ushtrojnë trysni mbi vartësit të vënë sa më shumë gjoba dhe të mbushin sa më shumë zarfa me lekë, pasi fatit nuk i dihet dhe mos ikin nga kjo bota e dhuruar nga i gjati të vobektë dhe jetimë. Të paktën të kenë 5 lekë për ditë të vështirë. Shtator i hidhur. Çudira do na shohin sytë. Do bëhen bashkë të gjithë, Likja, Tigri, Damo, Armando, Anxhelo, Bequa etj, plot të tjerë, të cilët si rrula do paraqiten te Teri i cili do ju thotë dy fjalë te veshi: “Jo gjithmonë mundet të keni fatin e kurvës”. /Rigels Seliman