Në kupolën e oligarkëve të pushtetit, është dhe shefja e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula (Mara), futur nëpërmjet bashkëshortit oligark Gentjan Sula, i njohur si ‘Shreku’ i Kodrës së Diellit, i cili financon Familjen Berisha që të mos flasë si dhe pastron paratë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi me ndërtim vilash dhe pallatesh.
Gjatë 11 viteve qeverisje të PS, Sjkreku ka marrë 160 milionë Euro tenderë, 70 leje ndërtimi për pallate e kulla dhe për 4 resorte në Himarë, Sarandë, Vlorë e Lalz mbi toka shtetërore.
Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentian Sulës e “SVILUPPO MARE 1” të ortakut të tij Redi Peza, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e një kompleksi e resorti me vila.
Si e daroviti Babloku shefen e dosjeve të spiunëve, Gentiana Sula, me
Kjo sipërfaqe, iu shit me çmim 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro, ose 24 herë më pak se çmimi shtetëror që ishte atë vit, për Pasurinë nr. 20/6, të Zonës Kadastrale Nr. 1925-Lalz.
Sipas llogaritjes, qeveria me urdhër të Edi Ramës e vendim të firmosur nga ish-Zv/kryeministri Erjon Braçe, i ka dhuruar afro 13 milionë Euro tokë shtetërore, shefes së dosjeve e ortakut të saj.
Vjedhja e kësaj sipërfaqe toke shtetërore në bregdetin e Lalzit, nuk mbaron me kaq, sepse ka qenë skenar për të vjedhur sa të mundeshin, nëpërmjet letrave zyrtare.
Në vendimin e qeverisë, thuhet se dy kompanitë “S&D INVEST” e “SVILUPPO MARE 1”, kanë bërë pagesën e plotë 59.5 milionë lekë të reja të tokës, para se të lidhnin kontratën e shit-blerjes me Ministrinë e Ekonomi-Financave.
Por në informacionin e ardhur në “Pamfleti” nga Ministria e Financave, thuhet se çifti i oligarkëve Gentian e Gentiana Sula dhe ortaku i tyre Redi Peza, nuk kanë e paguar as vlerën e blerjes së tokës në Lalz, ndërsa e kanë marrë, e kanë hipotekuar dhe kanë ndërtuar kompleksin e resortin me vila buzë detit.
Në nenin nr. 3/1 të kontratës së shit-blerjes datë 19 maj 2021, thuhet se Ministria e Financave, pranon që kompania blerëse e ka paguar plotësisht vlerën e tokës para lidhjes së kontratës, në llogarinë nr. 116-1110 të Drejtorisë së Pronës Publike në këtë ministri, por lekët nuk janë arkëtuar as sot pas 3 vitesh nga marrja e tokës.
Në kontratë, është vetëm viti 2021, pa autorizim pagese, pa numër transaksioni bankar nga private dhe pa numër kalimi te llogaria e Ministrisë së Financave, duke lënë bosh të gjitha të dhënat e një akti shtetëror shit-blerjeje e shlyerje pagese.
Në nenin nr. 4, pika 3, thuhet se përveç pagesës së menjëhershme, akti i kalimit të pronësisë së tokës shtetërore te blerësi privat, do të bëhet pas realizimit të projektit të resortit në Lalz, por ish-Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ia ka kaluar pronësinë 1 muaj pas nënshkrimit të kontratës dhe pa paraqitur mandatin e pagesës.
Ka një motiv kjo qokë: Përfituese 55 mijë m2 tokë shteti në Lalz, është Gentiana Sula, Kryetarja e Dosjeve të ish Sigurimit, ku shefe sektori është edhe gruaja e Artan Lames./Pamfleti