Tashmë një shqiptare do të jetë në krye të një prej kompanive më të madhe të inteligjencës artificiale në botë, asaj të OpenAl.
Bëhet fjalë për inxhinieren Mira Murati, e cila më parë ishte drejtoreshë e teknologjisë po në këtë kompani.
Drejtori i Përgjithshëm, Sam Altman është larguar nga detyra pas një “mocioni” mosbesimi nga bordi drejtues i kompanisë.
OpenAI e bëri njoftimin në një deklaratë, në të cilin specifikon se Altman po largohet edhe nga bordi i drejtorëve.
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI“, thuhet në deklaratë.
Bordi i OpenAI përfshin shkencëtarin kryesor Ilya Sutskever dhe drejtorë të pavarur si CEO i Quora Adam D’Angelo, sipërmarrësja e teknologjisë Tasha McCauley dhe Helen Toner e Qendrës Georgetoën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim.
Bordi tha gjithashtu se Greg Brockman, presidenti i OpenAI, “do të japë dorëheqjen si kryetar i bordit’.