Personi qe shihni ne foton me poshte eshte nje shqiptar qe jeton ne Itali dhe tani ai po konsiderohet atje si hero, pasi i ka shpëtuar jetën një nëne bashkë me vajzën e saj të mitur, ne kohen qe banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët.
Shqiptari Nertil Qato, sic shkruajne mediat italiane, u zgjua nga gjumi teksa degjoi thirrjeve për ndihmë qe vinin nga banesa ku kishte rënë në zjarr në katin e parë të një ndërtese. Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjecare dhe më pas nënën e saj.
“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj.”- ka treguar shqiptari.
Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugen për të marrë shtetësinë italiane.
“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë së Napolit.