Parlamenti i Turqisë me shumicë votash ka zgjodhu shqiptarin Mustafa Shentop për Kryetar të tij.
Sipas medias turke,kryetari i posazgjedhur Mustafa Shentop vjen nga AK partia e presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Politika aktuale e Turqisë së sotme është pothuajse e njejtë me politikën e Perandorisë Osmane sa i përket mbështetjes dhe shpërblimit të shqiptarëve me pozita të larta brenda Perandorisë Osmane.
Gjatë periudhës 600 vjeçare sa zgjati sundimi i Perandorisë Osmane ishin rreth 40 kryeministra dhe qindra ministra, mijëra pashallarë dhe mijëra gjeneralë shqiptarë.
Kjo tregon se populli turk dhe populli shqiptarë kanë një lidhje natyrale vëllazërore e cila nuk shkëputet lehtë.
Pas këtij akti në adresë të Shentop kanë vërshuar urimet nga drejtues të partive shqiptare në Maqedoni, si dhe nga ata kosovarë.