Dënohet me 25 vjet burg shqiptari nga Kosova në Graz të Austrisë, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij me thikë dhe më pas i preu fytin. Krimi ndodhi në prezencë të fëmijëve.
Gjykata e shpalli fajtor për vrasjen e cila ndodhi qershorin e vitit të kaluar. 25 vjeçari ishte dënuar me pare me 3 muaj burg, pasi kishte kërcënuar të dashurën e tij se do ta therrte “si një derr”.
“I urrej duart e mija. Atë natë nuk ishin të mijat. I doja mbi gjithçka dhe nuk kisha asnjë qëllim ta vrisja” ka thënë 25 vjeçari ne gjyq shkruan Panorama.
31 vjeçarja atë natë kishte pranuar se e kishte tradhëtuar dhe pas kesaj, kishin vijuar mosmarrëveshjet. Kosovari ate nate me të dashurën e tij kishin dale në një lokal për të festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Pine dhe kur u kthyen në shtëpi, zenkat vijuan e u shtuan.
Gruaja mori thikën e bukës dhe duke e vënë në kraharor kërcënoi se do të vriste veten.
Në atë moment 25 vjeçari mendohet se ka rrëmbyer thikën, e ka tërhequr gruan drejt dhomës së gjumit dhe e ka qëlluar 12 herë me thikë. Më pas shkoi në dhomën e ndenjes ku qetësoi fëmijën 3 muajsh, fëmija i tyre, dhe djalin 5 vjeçar të gruas, dhe më pas mori dhe një thikë tjetër dhe i preu fytin. Sepse e dashura e tij bënte “zhurma të çuditshme”.
“Nuk doja ta lija të vuante, prandaj i preva fytin” ka thënë 25 vjeçari.
Gruaja ishte nënë e tre fëmijëve. Një 3 muajsh të cilin e kishte nga lidhja me kosovarin dhe dy djem, një 5 vjeç dhe një 10 vjeç nga një lidhje e mëpërparshme. Në momentin e krimit djali 10 vjeç ka qenë në banesën e të atit biologjik.