Ka humbur jetën një 42 vjeçar, drejtues i njërës nga disa makinat e aksidentuara te dielen ne Zvicer. Pesë të tjerë kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve, të rënda, shkruan 20minuten.ch
Viktima 42 vjeçar, sipas albinfo.ch nga burimet e veta, është një shqiptar nga Komuna e Deçanit. Mësohet po ashtu se bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa vajza, është lënduar më lehtë.
Sipas të dhënave të para me të cilat ka dalë Policia Kantonale e Zyrihut, në një vendndalim në autostradë, nga shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur përplasja e fuqishme e disa automjeteve. Nga gjithsej nëntë persona që kanë qenë në atë moment në makinat e përfshira në aksident, ka humbur jetën shoferi i njërës nga makinat.
Pjesa e autostradës në mes të lokaliteteve Henggart dhe Adlikon është bllokura nga të dyja anët, ndërsa është liruar vetëm pas orës 21.30, transmeton albinfo.ch.
Për shpëtimin e personave të përfshirë në këtë aksident të rëndë, janë mobilizuar, veç autoambulancave, edhe një helikopter i Rega-s dhe një i Ndihmës Ajrore nga Gjermania, të cilët i kanë dërguar në spitale.