Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi nuk iu bind urdhrave të policisë vendase. Teksa lëvizte me makinë në autostradën e Caserta-s, 27-vjeçarit shqiptar sëbashku 2 persona të tjerë në makinë, iu bë me shenjë nga karabinierët për të ndaluar.
Pasi ndaloi me automjetin e tij Citroen C3, shqiptari i identifikuar si Namik Skarra ka filluar të grindet me njërin prej policëve duke e goditur me shkelm dhe më pas hipi në makinë për t’u larguar.
Kështu nisi një ndjekje e gjatë ku gati pas 7 kilometrash, karabinierët arritën të godasin makinën shqiptarit duke bërë që ai të humbi kontrollin.
Citroeni i shqiptarit rezultoi të ishte i vjedhur në gusht të vitit 2017.