I ka ndodhur Besnart Celinës, shqiptarit nga Kosova që luan për radhët e Suonsit në kampionatin anglez të ligës së dytë që të bëhet protagonist me një ngjarje që do ta mbajë mend gjatë.
Celina mori përsipër të ekzekutonte një penallti që do mund të barazonte rezultatin në sfidën e fituar 3-0 nga rivalët e Uest Bromuiç, por tentativa e tij për një “panenka” është kthyer në atë që tifozët dhe mediat angleze e kanë pagëzuar si më të keqe të historisë.
Jesus #WBASWA pic.twitter.com/Nb0svguHrb
— Luke bidder (@lukebidder) March 13, 2019