Një djalë i ri shqiptar me emrin Sokol Shkurti bashkë me të dashurën e tij nga Polonia, humbën jetën në një aksident tragjik këtë të diel në Greqi.
26-vjeçari shqiptar po ecte bashkë me të dashurën e tij Veronika Kiueek 23 vjeçe, kur u përplasën nga një makinë e zezë, tip xhip, duke u lënë të vdekur në asfalt.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Agiu Meletiu” në qendër të Athinës, në orët e para të mëngjesit të 9 shtatorit.
Babai i vajzës polake, Slavimir Kiupek, duke folur për mediat greke, kërkon gjetjen e autorit që shkaktoi vdekjen e vajzës.
“Dua drejtësi, të gjendet personi që vrau time bijë dhe të dashurin e saj”, shprehet ai.
Vajza ishte studente për mikrobiologji, ndërsa Sokoli punonte si korrier. /a.y/noa.al