Një shtetas shqiptar ka sulmuar dy persona me thikë, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka shkuar në spital në gjëndje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar në orët e vona të së martës, në lagjen “Rose Vineyard”, në komunën “La Roche-sur-Yon në Francë.
Menjëherë pas vrasjes, policia ka arrestuar shqiptarin, i dentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportojnë mediat franceze.
Nga dëshmitë e para është zbuluar se vrasësi dhe viktima kishin pasur një konflikt për shitjen e një makine, ndërsa mbrëmjen e djeshme ishin takuar rastësisht në rrugë.
Policia ndërkohë po heton rrethanat e ngjarjes, të cilat mbeten ende të paqarta.
Përsa i përket viktimës, ai është dërguar në morg dhe pritet ti bëhet autopsia.
Hetuesit pritet të marrin në pyetje shqiptarin pasditen e sotme, në praninë e një përkthyesi.