Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon. Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.
Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani
Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.
Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.
Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.
Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.
Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.
Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu./konica.al/Arlinda Canaj/