osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira, liria i çakordon

Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira, liria i çakordon

E gjithë historia e shqiptarëve, sidomos nga epoka e Skënderbeut dhe krejt deri në ditët tona tregon shumë qartë se mobilizimi i këtij kombi më histori të lashtë ka ndodhur vetëm në kushte të rënda robërie (pushtimi). Jo vetëm kaq, por shqiptarët e kanë një aftësi të çmendur, dinë t’i kontestojnë e mohojnë epokat më të lavdishme të historisë se tyre, traditën kulturore më të avancuar si dhe personalitetet më kontribuues për komb e atdhe. Kësaj çmendurie nuk i ka shpëtuar as Skënderbeu, madje edhe në ditët tona, natyrisht që nuk i shpëtuan edhe shumë personalitete të tjera që kanë vulosur periudha të lavdishme të historisë sonë, krejt deri të Adem Demaçi e Adem Jashari – flijuesi më i madh në historinë më të re të shqiptarëve.

Një pjesë jo e vogël dinë të rreken për epoka historike, personalitete të huaja e të kontestuara dhe kultura të huaja që më asgjë e bash më asgjë nuk lidhën me kombin e historinë tonë të lavdishme. E sidomos kjo çështje e prapët fillet i ka që në dekadën e dytë-tretë të shekullit XX e sidomos në këto vitet e para të shekullit XXI.

Cilat janë argumentet për ketë?
Për Epokën e Skënderbeut e kam mendimin më të mirë të mundshëm, por, është thënë nga autor të ndryshëm, se ishin konfliktet e fisnikëve shqiptarë të shekullit XIV-XV që i ftuan osmanët që të ndërhynin në çështjet e tyre të brendshme, duke e pranuar vasalitetin e më pas edhe pushtimin. Pas ati pushtimi u deshtë dalja e Skënderbeut në skenën politike e ushtarake për t’i bashkuar fisniket shqiptarët në luftën çlirimtare kundër Perandorisë Osmane. Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, populli dhe kombi ynë i përjetoj shekujt e gjatë të robërisë. Nga ajo epokë (e Skënderbeut) popullit e kombit tonë i kanë ardhur porosi të qarta, por, nëpër kohë edhe nuk kemi ditur t’i lexojmë e më gjasë nuk po dimë as sot e kësaj dite. Pra, nuk kam asnjë dyshim se ajo Epokë ishte e lavdishme, por gjithkund e kudo, lavdia historike e akëcilit komb, popull a etni ju ka kushtuar shumë, ashtu siç na ka kushtuar ne shqiptarëve lavdia shumë herë deri më tani. Dhe kjo më e freskëta e viteve 1981/99.

Populli shqiptar i Arbërisë ishte më fat, pse, nga gjiri i tij, në gjendje robërie e nxori njërin nga katër komandantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Globin tonë – Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Por, nuk mund të them se populli ynë dje, e kombi ynë sot në kohë lirie mund të nxjerr udhëheqës të përmasave të tilla, që i përkushtohen pa hile kombit dhe atdheut. Përmasa që jo vetëm nuk i zbehin shekujt, por, Skënderbeut veç sa i dhënë fuqi të mbi njeriut ose të njeriut me aftësi të veçanta. Një gjë është më shumë se e sigurt se Gadishulli Ilirik në epokën e re të njerëzimit nuk ka dhënë një Gjeneral të përmasave të tilla ushtarake, një njohës të tillë të punëve të qeverisjes dhe një Mbret me urtësi njerëzore tepër të veçanta.

Kjo padyshim që popullin shqiptar e bënë Hyjnor e Skënderbeun personalitet me përmasa hyjnore. Natyrisht që çapaçulet e sotëm të trullosur nga ideologji mesjetare e mjete financiare që ju vinë nga dreqi dhe i biri, sëkëlldisen sa herë që dëgjojnë vlerësime të tilla panegjirike për Gjergjin tonë dhe burrat e mëdhenj të kombit. Është vetëm Gjergji ynë dhe udhëheqësit si ai që na mbushin me krenari për shqiptarizmin dhe Shqipërinë.

Përsëri në shekullin XIX, robëria nxjerr në sipërfaqe vlerat tona kombëtare dhe personalitetet e pa kontestueshme
Pas shekujsh robërie, lindën idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare se bashku me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun e rilindur nga dy mendjet më të urta të Letërsisë se Rilindjes, nga Jeronim De Rada i Kalabrisë dhe Naim Frashëri i Frashërit të Dangëllisë. Që të dy kryemendjet e Rilindjes shqiptare për burim e kishin mendjendriturin e pavdekshëm të Shkodrës – Humanistin, Marin Barleti. Përsëri në robëri, rilindi Skënderbeu se bashku me idenë e Kombit të veçantë, me gjuhë e shkollë të veçantë dhe për një shtet të bashkuar shqiptar në Gadishullin e Ilirikut Perëndimor.

Aty ku jetonin shqiptarët e nuk kishte njeri tjetër, e ata jetonin se bashku me Detin, me Tokën, me Diellin, me Ajrin e me Hënën. Përsëri në robëri linden idetë politike, iluministe e çlirimtare, ide që i dhanë shpirt e jetë – Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përsëri shpirti nismëtar i këtyre ideve ishin jeta dhe vepra e Skënderbeut. Këtyre ideve politike, arsimore, kulturore, çlirimtare e shqiptare, ju dhanë zë e orientim tri mendjet e ndritura, tre vëllezërit nga Frashëri i Dangëllisë: Abdyli, Samiu e Naimi të ndjekur këmba këmbës nga Vaso Pashë Shkodrani, Naum Vicilharxhi, Andon Zako Qajupi, Ndre Mjedja, Ymer Prizreni, Suleman Vokshi, Haxhi Zeka e trima të tjerë të cilët ideve të Rilindura ju dhanë zë e jetë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878).

Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vulosi ekzistencën e veçantë të kombit shqiptar me idenë për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e shtetit shqiptar në hapësirën e cila kapte mbi 80 mijë kilometra katrore. Kjo hapësirë përfshinte Çamërinë nga Preveza, Arta, Janina Negovani e Kosoturi, Ohri, Prilepi, Shkupi me Shqipërinë e Toplicës, Krushumli, Tutin e Novi Pazar, Rozhaj, Podgoricë e Tivar. Krejt këto troje ishin Shqipëri. Zgjimi i vonë, shërbimi për të huajin nëpër histori, na e zvogëloj shumë Atdheun. Kjo na ka lënë vesin e keq për të qenë ”mish për top” të huaj edhe sot e kësaj dite. Rilindësit na bënë të veçantë dhe nuk e patën lehtë të na bënin të tillë. Se edhe atëherë edhe sot në mesin tonë kishte mohues të shumtë të kombit shqiptar, të kulturës e të traditave të tija shekullore.

Pas Pavarësia i risjell në pushtet antivlerat kombëtare
Shekullin e XIX, në saje të mendje ndriturit Sami Frashëri populli ynë e mbyllë shekullin më Programin Kombëtar të përmbledhur në veprën e Kryemendimtarit tij: “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”. Tjetër Program, shqiptarët nuk krijuan dhe nuk kanë as sot. Po të ecej në atë gjurmë, në gjurmët e Programit të Rilindjes, në maje të tjera do të ishim në si komb e si shtet/e. Këto maje i ndoqëm deri te 28 Nëntori i vitit 1912, ku që jetësuar mëvetësia e popullit shqiptar nga mendjendriturit e pavarësisë si Ismajl Qemajli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Fan S. Noli, Isa Boletini, Bajram Curri, De Gjo Luli, Vëllazërit Topulli, Mihajl Gërmeno etj. etj. Por, tepër pak kohë pas Pavarësisë, pushteti me ndihmën edhe të të huajve u rrëmbye nga Pashallarët që tradicionalisht kishin qenë në shërbimin e sundimtarëve të huaj. E gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, krejt deri të Pavarësia që drejtuar nga mendjet më të ndritura të kombit e në krye të shtetit shqiptar – Shqipërisë së lirë erdhën shushunjat e Shqipërisë në krye me Toptanin e Zogollin të cilët ishin tipik analfabet potencial, por shumë dinak. Njerëzit që i njihnin të gjitha monedhat e Botës për t’i bërë “rrush e kumbulla” trojet shqiptare e sunduar popullin liridashës me një egërsi më të madhe se paraardhësit e tyre pjellë e të cilëve ishin.

Në vitet 1924/25, populli shqiptar i Shqipërisë Londineze i pati të gjitha mundësit që në krye të shtetit të venin mendjet e ndritura të kombit, si Noli- Gurakuqi – Prishtina etj., por pushteti u rrëmbye nga satrapi e bashibozuket e tij, që pushtetin e morën me ndihmën e bandave serbo-greke dhe popullin e sunduan me kërbaç e mjerim të skajshëm. Pushteti i satrapit arriti ta gjunjëzoj për një kokërr misri, malësorin që se kishin nënshtruar shekujt e robërisë anadollake. Shqiptarin e mbyste varfëria, analfabetizmi, malaria e kapedani. Dhe kjo egërsi vazhdoi deri sa Shqipëria u la në duart e fashizmit italianë e më vonë ati gjermanë. Mjerimi e pushtimi përsëri po i nxirrte në shesh njerëzit që mendonin për kombin dhe atdheun.

Sundimi i ri përsëri sjell njerëzit me integritet në ballë të luftës çlirimtare
Thuhet, “ne furtuna shqiponjat i hapin flatrat e tyre” e njerëzit “në kohë të vështira e tregojnë integritetin e tyre”. Dhe integriteti askund nuk flenë më mirë sesa të njerëzit që kanë ideal dhe udhëhiqen nga idealet liridashëse të drejtësisë, barazisë e të solidaritetit mes njerëzve. Dhe aso kohe idealët çlirimtare ishin të përqendruara të njerëzit që ishin edukuar me ideale komuniste, njerëz që e bënin vdekjen si me le! Brumi i këtyre idealeve të brumosur edhe me idealët kombëtare, domosdo që do të luftonin e çlironin Shqipërinë e 28 mijë kilometrave katrore, duke dhënë një Dëshmor në një kilometër katrore. Lufta që udhëhequr e bërë nga grat e burrat idealist, ata njerëz treguan edhe cilësi të larta burrshtetase në ndërtimin e mbrojtjen e shtetit edhe në rrethana tepër të vështira. Nuk ka dyshim ata u udhëhiqen edhe nga porosia e Skënderbeut, i cili në fjalimin e fundi të tij para fisnikëve shqiptar u pat thënë: “Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit”. Edhe Republika Popullore e më pas Socialiste e Shqipërisë, pas Luftës se Dytë Botërore nuk e kërcënonin as një vend të madh apo të vogël, por nuk iu nënshtrua asnjë Fuqie të Madhe apo atyre të Ballkanit.

Ata e mbrojtën fuqishëm lirinë dhe sovranitetin e shtetit të vet. Por si kudo në botë e në çdo sistem shoqëror edhe në periudhën e socializmit, qëndrimi i gjatë i njerëzve në pushtet i bënë të “pa gabueshëm”, ajo i ndodhi edhe udhëheqësve të Shqipërisë Socialiste, të cilët pa dyshim i patën sukseset e shumta, por edhe gabimet që më në fund i rrënuan edhe ato që pa dyshim i patën arritur në shumë fusha e drejtime të jetës. Të arritura që i përkasin vetëm asaj kohe. Që në ketë rast ndoshta ia vlen të cekën si në: Siguri Kombëtare, në zhvillim ekonomik e bujqësor, në arsim e shëndetësi, në art, letërsi, medie, kulturë, gjuhësi, në shkenca shoqërore, humanitare, teknike, miniera e energjetikë e diplomaci. Në këto fusha, krahasuar me të kaluarën, arritjet ishin të mëdha dhe nuk kam si mos t’ua kam zili edhe sot. Ndonëse përfundimi i ati sistemi ishte me pasoja të mëdha për qytetarët e Shqipërisë, pasoja që nuk po mund t’i sherojnë as sot edhe pas tridhjetë viteve.

Ishte kështu se në politikën shqiptare të asaj kohe kurrë nuk pat një debat për të bërë një reformë për t’ia dhënë vendin kahen e duhur të orientimit kombit. Është për të ardhur keq, se edhe sot në shoqërinë shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, nuk është duke u kultivuar kultura e debatit shoqëror se nga duhet të ecën vendi/ vendet e kombi ynë në përgjithësi. Përkundrazi, mënyra e debatit dhe e komunikimit në jetën politike shqiptare se sa për debatin shkencor as mos të flasim, është e pa kulturë, refuzuese dhe deri në armiqësi që nuk e kanë me asnjë armik potencial të vendit e kombit. Kjo armiqësi ndershqiptare nuk prodhon asgjë të mirë për kombin e shtetet tona.

Çka solli pushtimi i gjatë serb e jugosllav dhe lufta çlirimtare e Kosovës
Pushtimi gati një shekullor serb e jugosllav në Kosovë solli edhe një rezistencë të vazhduar të shqiptarëve përmes formave të ndryshme të organizimit sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë këtyre viteve ju dalluan shumë personalitete që kontribuuan pa kursyer asgjë, as edhe jetën e tyre për të mbajtjur të gjallë rezistencën aktive të shqiptarëve. Prej këtyre personaliteteve në ketë rast do t’i veçoja, Adem Demaçin dhe Adem Jasharin. Për koincidencë që të dy i mbajnë emrat e njeriut të parë, sipas Biblës e Kuranit – Ademit (Adamit). I pari u dënuar tri herë për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve, për të mbajtur gjallë ndër breza ketë vepër fisnike të shqiptarëve.

U dënua tri herë dhe mbajti rreth tridhjetë vite burgu, pa u gjunjëzuar asnjëherë sa edhe vdekjes i bëri rezistencë stoike. Tri decenie burg, një jetë të tërë në shërbim të idesë se Lirisë, të Çlirimit e të Bashkimit Kombëtar, pak herë u vlerësua si duhet nga bashkëkombësit e tij dhe jo atëherë kur lypsej e vendit i duhej më se shumti – pas çlirimit. Jetoi i pa gjunjëzuar e i pa korruptuar ndonjëherë politikisht, moralisht apo financiarisht. Në çdo kohë eci e qëndroj vertikalisht me pastërtinë e shenjtorëve, ndonëse e pëlqeu vetëm jetën njerëzore. Shikuar në këto përmasa ai ishte e mbetet shembulli unik në historinë e popujve që ju deshtë të gjakonin rrugën e Lirisë kombëtare. Ishte kështu se agjemillëku i “komandantëve” nuk dashen të njohin vlera e merita vizionare dhe urti udhëheqjeje për drejtim e zhvillim.

I dyti, për nga përmasa e veçantë e integritetit dhe e konsistencës koherente – Adem Shaban Jashari, në skenën politike del atëherë kur shqiptarët pas viteve të rezistencës aktive e pasive të Lëvizjes Kombëtare Klandestine për Çlirim e Bashkim Kombëtar, kur shqiptarët masivisht do të shkëputeshin shpirtërisht e fuqishëm nga vargonjtë e pushtimit serb e jugosllav. Nuk ka asnjë dyshim, gjenerata e Adem Legjendarit është ajo që pa ekuivokë e filloi një epokë të re, Epokën e Luftës Çlirimtare për çlirim e bashkim kombëtar. Por, shqiptarëve si zakonisht do ju përsëritët historia e pas pavarësisë (e pas vitit 1912/13), se nuk dinë e nuk donë që historinë ta kenë mësuese të jetës! Ne, na u përsëritë historia, përsëri në krye të vendit vijnë sehirxhinjtë e analfabetët potencial. Tani le të shpresojmë e të besojmë që të na ruhen frytet e luftës çlirimtare dhe duhet qw t’i ruajmë si sytë e ballit, që gjeneratat e ardhshme ta bëjnë ndryshimin progresist të zhvillimit e të shtet-ndërtimit të shtetit të drejtësisë që kombit ia kthen dashurinë e perspektivën e jetës në atdheun tonë të lirë!/ Jakup Krasniqi