osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqiptarët kanë qenë dhe do të mbeten zezakët e bardhë të Greqisë

Shqiptarët kanë qenë dhe do të mbeten zezakët e bardhë të Greqisë

Gazmend Kapllani, shqiptari më i njohur i Greqisë në fushën e krijimtarisë, shkrimtar i tre librave në gjuhën greke dhe bashkëpunëtor i çështjeve kulturore në gazetën “TA NEA”, pas 25 vjet qëndrimi në vend si emigrant, vendosi që të “emigrojë” sërishmi për në Amerikë.

Libri i tij i katërt, romani “Vendi i gabuar”(shtëpia botuese “Epikendro”), në shqip “I keqi i vetes”, shërbeu si pretekst për për ta ri-takuar. Që të rilexojmë pjesë nga vepra të tij e të na thotë përse “atdheu i tij i dytë”, siç e cilësonte dikur Greqinë, sot nuk është veçse “për fat të keq, një stacion tranzit” për jetën dhe veprën e tij.

Në romanin e tij të ri, heroi kryesor, Karli, i ngjan shumë. Është dhe ai shqiptar, i cili pas shumë peripecish, përfundon nga Greqia në Amerikë. Papritur, vdekja e babait të tij, kuadër i lartë i sistemit komunist, e detyron që të kthehet në vendlindjen e tij, në Ters, një qytet shqiptar imagjinar.

Takimi me vëllanë e tij, Frederikun, që mbetet besnik i atdheut të tij dhe i traditave, të cilat disidenti Karl i ka mohuar prej kohësh, përbëjnë një shans të mirë që shkrimtari Gazmend Kapllani të prekë sërishmi temat e tij të dashura: idenditetin, atdheun, lirinë, emigracionin.

Veçanërisht, tema e emigracionit ka tedenca të shndërrohet në çështje parësore në veprat e tij. E pyetëm, mos vallë mbresat e tij nga emigrimi rrezikojnë, përfundimisht, të mbajnë rob talentin e tij vetëm në një tematikë të caktuar, duke i shndërruar veprat në monotone.

E mohon me pasion një perspektivë të tillë, duke argumentuar: “Në fund të fundit, shekulli i 20-të për Europën, ka qenë shekulli i emigrimit dhe i refugjatëve: luftëra, emigrime, spastrime etnike, këmbime popullsish, genocide, arratisje nga Muri i Berlinit…”

“Thjesht, në Kontinentin e Vjetër kemi problem me emigrimin tonë të brendshëm. Përbën një çështje tabu, domethënë, nuk e pranojmë, nuk e studiojmë në shkolla, nuk kemi muze për historinë e tij. Flasim vetëm për emigracionin e të tjerëve dhe jo tonin. A thua se na vjen turp…”

Përsa u përket ngjashmërive të tij me Karlin “endacakun, refugjatin, dezertorin, pa rrënjë”, siç e akuzon vëllai i tij Frederiku, Gazmend Kapllani na shpjegon se nuk duhet t’i marrim shumë parasysh. Tjetër gjë ngjashmëritë dhe tjetër gjë karakteret e heronjve letrarë, thotë.

Sidoqoftë, Greqia dhe Shqipëria, ashtu siç pranon dhe vetë, “vazhdojnë të përbëjnë stacionet qendrore” në të gjithë librat e tij, duke mbrojtur pikëpamjen se është nga shkrimtarët e paktë, (ndoshta dhe i pari ose i vetmi), që ka sanksionuar një drejtim letrar ndërballkanik.

Pranon, gjithashtu se faqet më interesante të veprave të tij (ashtu si dhe në romanin e fundit “Vendi i gabuar”) janë “faqet shqiptare”, domethënë, pjesët që flasin apo paraqesin historinë shqiptare, të lashtën dhe modernen, për arsye se janë shkruar me shumë respekt dhe dashuri.

Argumenton lidhur me këtë se: “Vitet e fundit jam afruar më shumë me Shqipërinë. Shqiptarët pranuan me dashuri të madhe dy prej katër librave të mi. Patën sukses të madh. Kështu që sot, nëse më pyet dikush se cili është atdheu im, do të përgjigjesha: Shqipëria dhe Amerika”.

Dhe pasoi pyetja për një çështje më intime (dhe dëshpëruese për grekët): Përse u largua nga Greqia? Dhe u përgjigj. “Në Amerikë, nuk vajta për karrierë apo për të bërë para. Ika nga Greqia për të shmangur poshtërimin, për të evituar eliminimin shpirtëror dhe trupor…”

Çështja e shtetësisë së tij (bëhet fjalë për marrjen e shtetësisë greke të tij pas 25 viteve qëndrimi në Greqi) është e njohur. Nuk e mori asnjëherë shtetësinë greke, pavarësisht se plotësonte të gjitha kriteret e njohura ligjore të shtetit grek. Çështja e ka prekur shumë në ndërgjegje.

Dhe shpjegon: “Shtetësia ime nuk është thjesht çështje e një mishmashi burokratik, apo e hakmarrjes personale. Përbën një histori të sëmurë dhjetëvjeçare. Filloi me arrestimin tim në vitin 2003 dhe vazhdoi me presione dhe kërcënime nga shërbimet sekrete deri në ditën që u largova…”

“Shteti dhe qarqe të fuqishme jashtë-shtetërore në Greqi nuk do të pranojnë kurrë ekzistencën e një elite të denjë, kozmopolite, ideatore greke-shqiptare. Do ta neutralizojnë me të gjitha mjetet dhe metodat. Të ligjshme apo të paligjshme. Në mënyrë të hapur ose të fshehtë…”

“Shqiptarët, për fat të keq, kanë qenë dhe do të mbeten zezakët e bardhë të Greqisë. Këtë gjë e ndien pjesa më e shkolluar e fëmijve të emigrantëve shqiptarë. Shumë prej tyre, ndonëse marrin pasaportë greke, ikin në rastin më të parë nga Greqia…”

http://www.efsyn.gr/arthro/oi-alvanoi-itan-kai-tha-einai-oi-leykoi-negroi-tis-elladas

Përgatiti TemA