Belgjika është bë një nga shtete problematike sa i përket rrjetit të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, ku rezultojnë të përfshirë edhe zyrtarë dhe politikënë vendas.
Antwerp është një nga zonat më të përfolura gjatë ditëve të fundit, ku pikërisht në këtë qytet u vra edhe 39-vjeçari shqiptar Bledar Muça si pasojë e përplasjeve dhe prishjes së pazareve të drogës mes bandave trafikuese. Muça njihej si krahu i djathtë i Florenc dhe Ardian Çapjas në vendin tonë.
Ndërkohë që hetimet për vrasjen e tij vijojnë, autoritetet belge kanë njxerrë në pah edhe shumë lidhje të tjera “underground”.
Në mesin e korruptuarve dhe të lidhur me krimin e organizuar, sidomos me trafikantët shqiptarë të drogës janë edhe avokatët vendas. Njëri prej tyre është Pol Vandemeulebroucke, i cili është dënuar me një vit burg pasi është bërë pjesë e një organizate kriminale.
Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me një shtetas shqiptar të quajtur G.Uka dhe ka rënë në gjurmët e hetuesve në përgjimin e këtyre të fundit ndaj një sasie kokainë mbi 1300 kg në gusht ë vitit 2017. Nga përgjimet, ai dëgjohet duke komunikuar shpeshe me shqiptarin dhe i drejton fjalët “Zarf i trashë”.
Më pas avokati ka pretenduar se shqiptari G. Uka i ka bërë presion që të kërkonte llogari nga një klient për mungesën e dërgesës së kokainës, por gjykata nuk e mori parasysh, pasi ka dyshime se avokati ka qenë i përfshirë në organizatën kriminale.