Pesë të burgosur mbetën të plagosur në një sherr që shpërtheu mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë në burgun e “Sant’Angelo dei Lombardi” (Avellino).
Njoftimi bëhet nga autoritet italiane të burgjeve, që shtuan se një nga personat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa përcaktuar kombësinë e tij. Identitetet e personave të plagosur gjithashtu nuk bëhen me dije nga autoritet italiane dhe as mediat lokale.
Ndërhyrja e personelit të policisë së burgut arriti të shmangte një tragjedi të mundshme shkruajnë mediat italiane.