Shtypi shqiptar ka ngritur disa herë, akuza mbi pasurinë në adresë të familjes së gruas së Bashës. Vjehrra e Luli është mbesë e Vehbi Alimuçës, bosit të VEFA-s, e cila ka pasur investime edhe në Holandë. Sigurisht çdo hetim vështirësohet në kushtet e një shtetësie joshqiptare.
Në fakt, është një precedent i rrallë në historinë e diplomacisë së një vendi, që gruaja e ministrit të Jashtëm, të asj kohe, të heqë dorë nga shtetësia e vet. Ngjarja merr hije skandali, po të kemi parasysh se Basha ishte një ministër nën gjykim e nëse Luli do shpallej fajtor gjë që nuk ndodhi, Aurela të mos prekej nga ligji shqiptari sekuestrimit të pasurive, në pjesën tjetër të familjes, e cila quhet holandeze.
Lulzim Basha është përpjekur të mbrohet publikisht me retorikë patriotike për akuzat e abuzimeve në rrugën Durrës- Kukës, por kjo mbrojtje duket qesharake nëse kemi parasysh që ai nuk ka bindur dot as gruan dhe vajzën e vet të mbajnë shtetësinë e tij shqiptare. Në disa emisione televizive, sa herë që është akuzuar, Basha ka kujtuar se është një familje me tradita patriotike, se gjyshja e tij është me origjinë nga Peja dhe ka ardhur në Tiranë, dhe se ai vlerëson shumë identitetin shqiptar.
Por ligjërisht Basha i bie të jetë një dhëndër brenda… në Holandë! Duket se Aurela ka dashur me këmbëngulje të mos ketë më asnjë lidhje me përkatësinë shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetësinë, pra Aurela nuk ka qenë e detyruar ta lëshonte me domosdo shtetësinë shqiptare. Por ajo e ka bërë.
Por shtetësia holandez i ka dhënë mundësi Aurelës për të kryer kryer veprime financiare vetëm jo me Lulin duke shitur e blerë pasuri të ndryshme. Aurela Basha ka blerë si holandeze një apartament në Golem të Durrësit si dhe ka deklaruar se ka shitur shtëpinë e vjetër në kryeqytet për 100 mijë euro (pak si tepër për zonën ku ka qenë). Gjithmonë sipas asaj që kanë deklaruar, Aurela Basha ka përfituar për një vit page në shumën e 51 mijë eurove nga shteti i saj Holanda.
Por këtu qëndron dhe një mashtrim tjetër ai i mos pagimit të taksave dhe detyrimeve nga shtetas të huaj. Sipas ligjit, Aurela Basha nuk ka më një pasaportë shqiptare dhe qëndrimi i saj në Shqipëri bëhet vetëm me një dokument, që cilësohet si leje dhe duhet të rinovohet për periudha të caktuara kohore, duke u paraqitur në komisariatin e policisë, që mbulon zonën ku banon. Gjithsesi, detyrimet financiare të saj ndaj shtetit shqiptar kanë mbaruar, që me pagesën e shumës prej 50 mijë lekësh të reja, që shoqërohen bashkë me kërkesën për lënien e shtetësisë. Sepse bashkë me heqjen dorë nga kjo shtetësi, Aurela Isufi (Basha) ka shmangur gjithë detyrimet e tjera që rrjedhin nga kjo shtetësia. Ajo nuk paguan taksa, as për pasurinë! Kjo tregon më së miri se sa u digjet shpirti këtyre palaçove për Shqiprinë./Ekskluzive.al