Nga Anri Bala
Është vërtet për të ardhur keq, për prerjen në mes të një jete njerëzore, aq më keq për një djal të ri, i cili zgjodhi të “flijohej” nga hesteria e nacionalizmit të rrejshëm. Motivet nuk kanë asnjë rëndësi, e rëndësishme është, se një i ri shqiptar, i lindur dhe i rritur me breza në Shqipëri, nuk jeton më. Ai ishte grek, shumë më pak se ishte shqiptarë, ai ishte shqiptarë shumë më pak se ishte grek, por ai ishte njeri që fatkeqësisht kërkoi atë që nuk meritonte, sakrifikimin e jetës në emër të marrëzisë, së injektuar nga të marrët patriot, për helenizmin dhe Vorio-Epirin e mbetur “jashtë”.
Ndjehesh i keqardhur, kur këta ekstremistë flasin në emër të botës sovrane, kur bota sovrane flet me ide dhe projekte dhe jo me armë. Por më i keqardhur ndjehesh, kur deputet të kësaj bote, marrin guximin dhe flasin sikur janë prerë në besë dhe në të drejtën e tyre do i drejtohen Brukselit, për atë që ndodhi, kur në fakt nuk ka ndodhur asgjë.
Një shqiptaro grek i zgjuar me marrëzitë e tij, i armatosur për arsyet e tij, feston duke qëlluar për qejfin e tij fshatin që jetonte dhe policinë që patrullonte, duke marrë përgjigjen që do të merrte çdo njeri, shqiptarë apo grek, turk apo gjerman, amerikan apo francez, nëse do kishte vendosur vetëm gishtin në këmbëzën e armës.
Por deputeti grek, Andreas Langari (Loverdos), nuk mendon ashtu! Kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta, ish-ministri Andreas Loverdos “kërcënon”, se do e çojnë çështjen deri në Bruksel. Ky ose nuk e kupton se Brukseli nuk ka strehë për ekstremizmin dhe ekstremistët, ose nuk e ka kuptuar akoma se parlamenti Europian, pra Brukseli, nuk është stallë ku mund të flitet për të mbrojtur atë që gjithë bota është ngritur për ta luftuar… veprimet terroriste të nacionaliteteve të të gjitha llojeve.
Nuk besoj se Langari e ka seriozisht, megjithëse ka shumë La-derr-dosa si ky, që mendojnë kështu, sepse kështu dëshirojnë që duhet të jet. Natyrisht, që ky nuk ka faj, kur deklaron ato që deklaron të kopjuara nga Luludhja jonë:
“Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, ne të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen. Të ndjekim rrugën diplomatike, ndoshta dhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi, se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët, çdo deklarate apo qëndrim”.
Ndërsa Lulzim Palikari e mbështet:
“Ngjarje kriminale dhe duhet trajtuar si e tillë. Përpjekja e Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe për të pompuar me retorikë të papranueshme kundër opozitës, Berishës dhe të tjerëve, një ngjarje që është kriminale, është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij.
Është i rrezikshëm, pasi nuk i përdor ngjarje kriminale për të zhvendosur vëmendjen, por të prodhojë ngjarje që mund të çojnë drejt stabilizimit të vendit dhe rajonit. Kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës, duke përdorur ngjarje që janë kriminale.”
Këtu, Lulzim Palikari i ka vendosur vulën, duke fajësuar shtetin, policinë dhe natyrisht kryetarin e qeverisë Edi Rama, duke e cilësuar si ngjare kriminale një veprim për tu mbrojtur nga krimi, nga ata që e kanë për detyrë të na mbrojnë.
Nuk mund ta besoj, se si mundet që një politikan që i kanë lënë në dorë çelsat e gojëllapjes dhe mutngrënies, mos të haj një herë siç hahet… si zotëri!
Por a mundet ta dalloi dhe të na jap një përgjigje Palikar Luludhja, ky bejtexhi me lahut, që i bie të njëjtës melodi, se: cili është veprimi kriminal i shtetit, ai në mbrojtje të jetës dhe qytetarëve të tij, apo ai i vrasjes, grabitjes dhe i ndarjes së shtetit në çifligje si ai pranë Bularatit, “Lazarati”?!
Sot, Palikar Luludhja, me deklarimet e tij po i bënë një shërbim të jashtëzakonshëm shovinizmit obskurant duke fajësuar dhe quajtur akt kriminal veprimin e shtetit me aq verbëri dhe pasion, sa ka habitur dhe tellallët si ai. Madje nëse futesh në rrjetet sociale të qarqeve shoviniste, neofashiste dhe ekstremiste greke, shqipo-minoritare, tashmë do shikosh se e kanë zgjedhur udhëheqësin e tyre… ai është Lulzim Palikari, që ua hapi oreksin me Bakojanis dhe sulmet kundra Ramës.
Është mbrojtës i “heroit” të helenizmit, shqiptaro-grekut Konstandinos Kaçifas dhe udhëheqësi kryesor kundër qeverisë, ligjit dhe shtetit shqiptarë, për të realizuar ëndrrën e parealizueshme… majën e pushtetit, nga ku është “gremisur” për krimet e tij, por i ndihmuar nga fati nuk ka përfunduar akoma në humnerë.
A është fatkeqësi Palikari në politikën shqiptare, apo është fatkeqësi mosndëshkimi i tij?! Për të qenë të sinqertë, fatkeqësi është ekzistenca e tij dhe shumë vemjeve si puna e tij, që mbeten vemje… edhe nëse i nxjerrë nga ujë i ndyrë./Ekskluzive.al