osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipërinë e ruajt Zoti nga politikanët!

Shqipërinë e ruajt Zoti nga politikanët!

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial. Duke qenë të traumatizuar shqiptarët zgjodhën sistemin shoqëror demokratik për të provuar shijen e paqes, lirisë. Ishte kjo arsyeja që ardhjen e sistemit pluralist e pritën si mbretërinë e lirisë së njeriut nga dhuna e njeriut. Që në fillimet e saj, në krye të demokracisë, fronin e pushtuan komunistët, ata që kishin përvojë, që dinin si mbahej në këmbë diktatura, u vunë në krye të udhëheqjes së lëvizjes studentore, e zaptuan atë disa rosha, njerëz të sistemit të përmbysur dhe u sollën si moderatorë, drejtues potencialë me përvojë.

Ku ta dinin shqiptarët e mjerë se shumica e atyre që u vunë në krye të lëvizjeve masive, për një shoqëri të hapur demokratike, ishin njerëz të maskuar dhe të ushqyer rëndshëm me ideale komuniste, të cilët më pas e shfrytëzuan bagazhin e tyre duke ndërsyer në popull turmat e njerëzve, që s`kishim mendim në kokë, vetëm frymësimin e liderëve politikë për të kapur shtetin, sistemin shoqëror, duke mos i lënë hapsirat e duhura njerëzve për të shijuar sadopak lirinë, shtetin e së drejtës dhe kërkesat më të thjeshta të njerëzve për të ndërtuar jetën të pavarur.

Ata që morën fronin e demokracisë ishin një grusht horrash, që shfrytëzuan çdo rrethanë sociale, shoqërore, njerëzore në këtë vend duke u bërë pronarë shumë shpejt. Ata nuk kishin prioritete për të drejtuar vendin, nuk kishin asnjë objektiv konkretë për të drejtuar shtetin drejt kauzës së madh për t`a integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Se, të drejtosh shtetin, të udhëheqësh një popull për të kapur standarta të larta jetese, të realizosh kërkesat e njerëzve për të dalë nga kriza, do të thotë ti bësh të tjerët të besojnë.

Politika shqiptare që në orët e para të demokracisë i hipnotizoi njerëzit, i bëri ata të besojnë me gjithë fuqinë e shpirtit, por pak më vonë, shumë pak kohë iu desh të besonin e provonin se politika ata i helmoi, i tradhtoi, i la në mes të rrugës si fëmijë jetimë. Kështu ndodhi realisht dhe ne e dimë mirë se si, kryesisht politika, nuk arriti të provojë se ishte në krahun e duhur, atje ku njerëzit luteshin për shtet, se po e shihnin që strukturat e shtetit, njerëzit e politikës po i përpinte korrupsioni.

Në Shqipëri janë provuar lloje të ndryshme tragjedish, që në fund të fundit kanë qenë kosto e rëndë për njerëzit, votuesit, zgjedhësit. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim se politika është shkaktar i të gjitha marrëzive që kanë ndodhur në këtë vend. Nuk ia vlen më të kujtojmë ngjarjet e rënda që mbajnë vulën dhe autorësinë e politikës, që për pak sa nuk e shpërbënë farë shoqërinë shqiptare.

Ngjarjet që kanë shkaktuar mijëra të vrarë kanë autorë, kanë emra, kanë dosje në organet e drejtësisë, kanë dëshmitarë okular, kanë argumente që ruajnë freskinë e gjurmëve edhe sot, pas afro tre dekadash. Politika shqiptare kërkon të mbajë autorësinë e demokracisë në këtë vend. Ajo është e pacipë, pa moral, është e pabesë, është konjukturale në shumë dimensione, është e shitur, e tradhtuar, nuk ka tharm, ajo konvertohet fare lente me ca euro në dorë, bëhet pjesë e krimit dhe nuk ka gajle kur akuzohet si e tillë. Politika e sotme është populiste, është pa palcë, është e thatë, eshkë, është dyshuese dhe këtë e merr për moral, për etikë pozitive.

Politika sot jep shembullin më të keq, më negative në popull, i dënueshëm nga opinion ndërkombëtar. Politikanët janë kokëfortë, jo se janë këmbëngulës në argumente, në prova, në logjikë, janë kokëfortë për shkak të paditurisë, të mungesës së aftësisë intelektuale për të krijuar standarte bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të integrimit të vendit në shoqërinë demokratike. Të gjitha këto janë prova dhe bindje për njerëzit, të cilët e kanë të qartë se sa gramë peshon politika shqiptare, se sa e aftë është ajo për të ndërtuar marrëdhënie partnere me vendet me qytetari të lartë, që ia duan mirësinë këtij vendi.

Ne e dimë shumë mirë se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por ka interesa të përjetshme. Janë pikërisht këto interesa të krimbura që i mbajnë politikanët bashkë në një front, i mbajnë të lidhur ngushtë, ndaj dhe pas çdo zgjedhje politike, na shfaqën të njëjtat fytyra, të njëjtë mandate zgjedhore, sikur ky vend të mos kishte njerëz të shkolluar, njerëz të provuar e diplomuar në vendet perëndimore ku demokracia të shkul qimet e kokës kur cënohet interesi i popullit, kur shkelet ligji, kur goditet polici në krye të detyrës. Jemi mësuar dhe nuk na bënë më përshtypje kur dëgjojmë nga politikanë, të cilëve nuk duam t`ua shohim më fytyrat, kur akuzojnë njeri-tjetrin për vjedhje të parave të popullit.

Ka një shprehje që thotë se ata që qahen se e duan popullin, nuk i zë gjumi për jetët e njerëzve, që kanë lëndime për shtet të brishtë, janë njerëzit që gëzojnë shëndet të majmë, janë njerëzit që nuk e njohin varfërinë, mungesën e shërbimit qytetar, nuk e njohin krizë e ushqimit, janë njerëzit që i gëzohen shprehjes: ku rafsha mos u vrafsha.

Gëzohen politikanë kur shohin që reforma në drejtësi ecën me ritme të ulta. Fërkojnë duart. U bëhet qejfi, u bëhet zemra mal që ndodh kështu. Nuk duan që vetingu të realizohet, ashtu si e kanë menduar të jetë, jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Nuk e duan sistemin e drejtësisë të pastër, sepse e kanë të vështirë të zaptojnë toka e troje, e kanë të pamundur të fusin duart në xhepat e njerëzve! Nëse nga sistemi i drejtësisë largohen hienat e pasurimit të paligjshëm, ç`të keqe ka?

Nuk ka asgjë të keqe, veç të mirë. Segmente të caktuara të politikës shqiptare krijojnë alibi, ngrenë gracka, formulojnë, hamendësojnë situata me sikur të miratohen këto që themi ne, po të mos ishte kështu e ashtu. Me këta politikanë që janë njëzetekatër karat shqiptarë, nuk e pranojnë kurrë këtë vend bota e qytetëruar. Ruaje o Zot Shqipërinë nga këta shqiptarë, që nuk duan veten e tyre, nuk e duan këtë vend të dalë nga tmerri, por e mbajnë me stilin e tyre të vjetruar në diktaturë. Por diktatura e këtyre është më e zezë se ajo që nuk duam t`ia dëgjojmë më emrin. Vijmë kështu tek një shprehje e të madhit Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. /Nga Sokrat NDREÇKA