Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në qytetin e Hasit ku është takuar me banorët e zpnës por edhe me qytetarët që i janë drejtuar platformës shqipëriaqëduam.al për hallet dhe padrejtësitë që u ajnë bërë.
Rama u shpreh se platforma nuk është gje tjetër veçse një mjet online i cili sjell pranë institucuioneve përkatëse të gjitha ankesat.
“Platforma “shqipëriaqëduam.al” është një mekanizëm efikas, që po fuqizohet dita ditës, falë qytetarëve, të cilët adresojnë në të ankesat e tyre.
Më vjen mirë të them se platforma në tërësinë e saj, ka zgjidhur rreth 16 mijë probleme. Probleme në thonjëza të vogla, të bartura, prej muajsh dhe vitesh.
Probleme me pensionet, probleme me mbi faturimin, diplomat, probleme nga ata që hera herës kthehen në pamundësi për njerëzit, ku në një zyrë duhet të marrin atë që iu takon ngecin.
Platforma është transformimi i shërbimeve përmes teknologjisë.Janë shumë zyrtarë që kanë shkuar në ndjekje penale, janë shumë të tjerë janë larguar nga puna, e disa të tjerë janë paralajmëruar për përjashtim nga puna, tha Rama. /Lexo.al
ERTV Live😊: Has – shqiperiaqeduam.al🤝Mjafton një klik dhe gjen një mik😁#eGjithëVëmendjapërJu
Publiée par Edi Rama sur Mardi 30 octobre 2018