U21/ Finland 4-1 Shqipëria (Limatta 4′, 6′, 48′, Ylitolva / Pajaziti 80′)
Përfundon me humbje ndeshja e Shqipërisë me Finlanden në trasnfertë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të vendasve. Djemtë e Alban Bushit u shtangën që në 6 minutat e para teksa pësuan 2 gola të shpejtë që i dhanë tonin sfidës. Sulmuesi Limatta i vendasve dërgoi 2 herë topin pas portierit Lilo dhe më pas, finlandezët u kujdesën të administronin rezultatin deri në fundin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me hapa të njëjtë teksa 3 minuta nga starti i fraksionit do të ishte përsëri Limatta që do të shënonte golin e 3-të të ndeshjes dhe të 3-tin personal. Në minutën e 80’, Pajaziti do të shënonte golin e vetëm të djemve tanë ndërsa Ylitolva do të realizonte të fundit me ndeshjen që do të përfundonte me këtë rezultat.
Shqipëria merr humbjen e parë dhe mbetet ende në vendin e parë pasi ka 1 apo 2 ndeshje më shumë se ekipet e tjera në grup.
Formacionet Zyrtare:
Finland U21 (4-3-3): Bergstrom; Wallius, Koski, Miettinen, Galvez; Waita, Vaananen, Liimatta; Talvitie, Pyyhtia, Keskinen. Trajner: M. Lehkosuo
Shqipëria U21 (4-3-3): Lilo; Smajli, Bajrami, Dajko, Boci; Berisha, Shabani, Pajaziti; Kurtulan, Shpendi, Rexhepi: Trajner: Alban Bushi