Skocia fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë. Një sfidë shumë e shëmtuar që na kujton humbjet me Kosovën dhe Ukrainën. Humbim sfidën e dytë të UEFA Nations League duke u shfaqur si një ekip pa gjak dhe pa grintë.
Rreshtimi i Panuccit në fushën e lojës është skandaloz! Zëvendësimet nuk janë të duhurat dhe nuk arrin të lexojë mirë lojën. Kjo bën që skuadra jonë të shfaqet apatike në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë sapo nis loja gabojmë duke e pësuar që në minutën e 47′.
Me kalimin e minutave nuk ka ndodhur asgjë. U munduam që të reagonim, por u treguam shumë sporadikë. Në të 68′ e pësojmë sërish dhe aty kapitullojmë. Në minutat e mbetura jemi thjesht vizitorë në fushë. Një ndeshje e shëmtuar, një humbje e merituar.
Panucci? Nuk është trajneri i duhur për ne, duhet larguar një orë e më parë. Shpresojmë të mos na hedhë në gjyq dhe ne!