Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.
“Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama.
Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare.
I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe po shpërblehet”, shkruan Von der Leyen.
https://x.com/vonderleyen/status/1849087848361640232?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1849087848361640232%7Ctwgr%5Ec0f20da00c52f89b27a76f15b0d13e23e74abb79%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fpolitika%2Fshqiperia-po-ben-hapa-te-medhenj-drejt-be-se-von-der-leyen-pas-takimit–i463354