osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Shqipëria, një zë i fortë në mbrojtjen e Ukrainës”! Zëdhënësi i DASH zbardh detaje nga vizita e Blinken në Tiranë

“Shqipëria, një zë i fortë në mbrojtjen e Ukrainës”! Zëdhënësi i DASH zbardh detaje nga vizita e Blinken në Tiranë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller ka zbardhur detaje mbi axhendën e Sekretarit te shtetit Antony Blinken, i cili pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Miller njofton se vizita e Blinken në Shqipëri riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Sipas Miller, Shqipëria është një partner kyç i SHBA-së për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i DASH e konsideroi Shqipërinë një zë i fortë në mbrojtjen sovranitetit dhe lirisë së Ukrainës kundër agresionit brutal të Rusisë, si dhe një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo edhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë theksoi Miller. Ndërkohë Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, tregoi detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë së enjtes në Tiranë. Sipas saj ndalesa në Shqipëri që do të zgjasë nga ora 11:00 e 15 shkurtit deri rreth orës 7:00 ose 8:00 të mbrëmjes.

Yuri Kim tha ne bashkëbisedimin me gazetarët shqiptarë se vizita vjen teksa po fillojmë 100 vitet e dyta të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një moment kur duan të shkojnë dhe të falënderojnë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ne duam të theksojmë bashkëpunimin e madh që kemi me Shqipërinë, duam t’i falënderojmë ata që kanë qenë një mikpritës kryesor i afganëve në nevojë. Blinken do të takohet me presidentin Begaj dhe pastaj do të ketë një takim me kryeministrin.

Sipas Kim përgjatë vizitë, Blinken i do të ketë një takim me 100 personat që kanë kaluar nëpër programet e ndryshme merikane të shkëmbimit, si Fulbright ose IVLP apo edhe programe të tjera. Vendi ku do të mbahet takimi është Piramida deklaroi zyrtarja amerikane.