Kupola e San Gaudenzios në Itali do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar për tre ditë me radhë. Kjo do të ndodhë sot, të shtunën dhe të dielën, pikërisht për tu solidarizuar me viktimat që solli tërmeti 6.3 ballësh mëngjesin e 26 nëntorit.
Kryebashkiaku Canelli ka thënë se ky është një gjest afërsie me një komunitet që po vuan.
“Një gjest simbolik i administratës komunale për të shprehur solidaritetin maksimal në lidhje me atë që po përjeton Shqipëria. Këto ditë takova presidentin e Urës, shoqata e kryesuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali dhe në Novara në veçanti. Ne folëm për atë që ndodhi në vendin tuaj: Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupën, simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Alessandro Canelli.