osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria në flakët e ’97! Gazidede gjeti “shkaktarët” e falimentimit të shtetit: Akuza ndaj bosëve të firmave piramidale, ambasadave dhe mediave

Shqipëria në flakët e ’97! Gazidede gjeti “shkaktarët” e falimentimit të shtetit: Akuza ndaj bosëve të firmave piramidale, ambasadave dhe mediave

Në pjesën e dytë të dossierit për interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë të ish-shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, në 26 mars 1997, gazeta “SOT” do të paraqesë pjesën e fundit të raportimit të tij mbi gjendjen kaotike dhe arsyet e rënies së shtetit pas falimentimit të firmave piramidale në fillim të vitit ’97.

Gazidede përmend emra të përveçëm në fjalën e tij në Kuvendin e kohës si pjesëmarrës, bashkëpunëtorë, sponsorizues, etj të planit grabitqar të përgatitur nga Greqia për destabilizimin ekonomik dhe politik të Shqipërisë me qëllim realizimin e fazës përfundimtare të copëtimit territorial.

Një tjetër fakt interesant në këtë interpelancë është se edhe pse firmat piramidale që filluan aktivitetin në 1991 në Shqipëri dhe morën hov në gjysmën e dytë të vitit 1996, kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare dhe lokale të kohës, edhe pse qeveria Meksi dhe presidenti Berisha mbështetën, legalizuan dhe i lanë dorë të lirë “bamirësve” të këtyre skemave pasurimi financiar të jashtëzakonshëm, Gazidede në asnjë fjalë të vetme nuk ngarkon me përgjegjësi direkte zyrtarë të shtetit dhe apo lidershipin politik demokrat për katastrofën e rëndë financiare ku brenda pak ditësh u zhdukën 1.2 miliardë dollarë para të derdhura në firmat rentiere nga qytetarët shqiptarë. Madje, Gazidede fajëson 3 bosët kryesorë të këtyre bizneseve:

Bashkim Drizën (firma “Populli”), Rrapush Xhaferin (firma “Xhaferi”), Shemsie Kadrinë dhe bashkëshortin e saj (firma “Gjallica) si pjesë e strategjisë kriminale të shtetit grek për të krijuar krizë të rëndë ekonomike nëpërmjet falimentimit të qëllimshëm të firmave piramidale në mënyrë që qytetarë të shumtë të ngriheshin në revolta për të përmbysur qeverinë demokrate. Po ashtu, Gazidede përmend me emra se drejtues të filialeve të firmave “Populli” dhe “Xhaferi” në qytete të ndryshme janë ish-punonjës të Sigurimit të Shendit ose të rendit në ish-diktaturën komuniste.

Ja si PD mbrojti me pathos rrënimin e shtetit në 1997

Pra, Partia Demokratike kishte përgatitur me kujdes një strategji ballafaqimi me opinionin publik dhe ndërkombëtar për të “shpëlarë mëkatin” e firmave dhe rrënimit të shtetit në 1997, duke përmendur se ekstremizmi, ultranacionalizmi grek së bashku me elementë armiqësore ish-komunistë në Shqipëri dhe me ndërveprimin e ambasadave të huaja në vendin tonë, ishin “fajtorët” e padiskutueshëm që hodhën në erë rendin, sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Selia blu mendoi se duke hartuar një platformë të tillë duke patur parasysh krizën e rëndë psikologjike që po kalonte shoqëria mund të arrinte të rivendoste sërish kontrollin e pushtetit. Por, ajo çfarë rrodhi më pas, rezultoi një katastrofë akoma më e rëndë për qytetarët shqiptarë, shtetin por dhe për vetë PD. Gazidede në “aktakuzën” e tij deklaron se gazeta opozitare “Koha Jonë”, e cila në atë kohë raportonte hapur kundër qeverisë sponsorizohej nga një diplomat i huaj në vendin tonë për të manipuluar qytetarët që të arkëtonin më tepër para në firmat piramidale duke publikuar përqindje të larta të fitimit nga këto firma.

Jo vetëm kaq, por shefi i kohës së SHIK-ut tejkalon shton shkallën e akuzave duke përmendur se një tjetër diplomat i huaj në Shqipëri ishte bashkautor me gazetarin Endriu Gambo të gazetës e famshme britanike “The Independent” i një artikulli që nxiste protesta anti-qeveritare në Shqipëri në mënyrë që të përmbysej me dhunë qeveria Meksi. Më poshtë, do të lexoni pjesën e fundit të raportimit të ish-shefit të SHIK-ut Bashkim Gazidede për shkaqet dhe gjendjen e rëndë që po kalonte Shqipëria në 26 mars 1997. Në numrin e ardhshëm do të publikojmë ballafaqimet e Gazidedes me pyetjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Financime për hapje shkollash dhe armatosje të minoritarëve grekë në Shqipëri nga qeveria helene
Në vitet 1991-1993 platforma e ndjekur nga qarqet shoviniste greke, duke gjetur edhe mbështetjen e qeverisë së Micotaqisit, synonte tjetërsimin e territorit të Shqipërisë. Kjo do të realizohej ne atë kohë ndërmjet dy rrugëve: a) Nëpërmjet helenizimit te trevave te Jugut. Dhënia e vizave kushtëzohej me ndryshimin e emrit dhe të fesë. Shteti grek në atë kohë kërkonte që në Shqipëri të hapeshin shkolla greke edhe aty ku kishte vetëm shqiptarë.

Mësuesit e të gjithë minoritetit, përveç rrogës që merrnin nga shteti shqiptar, paguheshin dhe vazhdojnë të paguhen nga Instituti i Rikthimit të Homogjenëve grekë. Këtij shërbimi i shërbente edhe regjistrimi i popullsisë në zonat e Jugut, i cili, përkundrejt dhënies së vizës kërkonte ndryshimin e kombësisë. b) Futja e investitorëve grekë me kushte lehtësuese në Shqipërinë e Jugut. c) Armatosja e popullsisë minoritare. Në vitet 1991 -1992 është bërë një armatosje masive me çifte dhe e gjithë kjo me shpenzimet e shtetit grek dhe të fondacioneve të drejtuara nga persona aktivistë të çështjeve të Vorio-Epirit. d)

Stërvitja e vorio-epiriotëve të besuar në kurse spiunazhi, të cilët ishin të kamufluar sikur zhvillonin kurse profesionale. Ndërmjet aktivistëve të heshtjeve të Vorio-Epirit që banojnë në Shqipëri, oficerëve në lirim, qofshin këta minoritarë apo shqiptarë, u sigurohej punë në Greqi, si dhe kushte të tjera lehtësuese, me qëllim që ata të shfrytëzoheshin për informacione në drejtim të Shqipërisë.

Akuzat për përfshirjen e firmave rentiere në “komplotin” anti-shqiptar

Si përfundim mund të themi se rezultati i situatës se sotme në Shqipëri është pikërisht përfundimi i atij plani të detajuar që u përmend më lart. Një ndër problemet që ndihmoi realizimin e kësaj kryengritjeje ishin firmat rentiere. Ndër inspirusesit kryesorë të këtij aktiviteti është Bashkim Driza, ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili pas kthimit nga një vizitë nga jashtë fillon aktivitetin e tij në dy plane: në planin ekonomik dhe në atë politik.

Në planin ekonomik këtë ia beson Rapush Xhaferit, me të cilin ka një lidhje farefisnore. Rapushi e fillon aktivitetin e tij me atë të lojës “Fitorja”, lojë e cila është denoncuar që në atë kohë nga ana jonë. Pas kësaj fillon aktivitetin në të njëjtën mënyrë, por në vend të biletave përdorte mandatarkëtime. Theksojmë gjithashtu që Rapush Xhaferi nuk kishte asnjë aktivitet privat prodhues. Në planin politik Bashkim Driza krijoi Partinë Popullore Shqiptare, nënkryetar të së cilës emëroi Rapush Xhaferin. Aktiviteti politik i kësaj partie ka qenë i paligjshëm, pasi nuk ka qenë i regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë qëllim SHIK-u ka informuar ministrin e Drejtësisë të asaj periudhe, ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Nga studimi që kemi bërë ne për Partinë Popullore, kjo parti nuk ishte gjë tjetër vetëm veçse ish-Partia Komuniste në ilegalitet me emër të ri. Nuk është e rastit gjithashtu që drejtuesit kryesorë të këtyre fondacioneve ishin ish-oficerë të liruar të ushtrisë, të policisë dhe të Sigurimit të Shtetit. Mjafton t’u përmend disa emra konkretë:

Nga fondacioni “Xhaferi”: Në Berat Nuri Manoku, ish-punonjës sigurimi; Vait Bajrami në Vlorë, ish-oficerë ushtrie; Shpëtim Shullaku në Pogradec, ish-oficer ushtrie; Hysni Gjeka në Gramsh po kështu; Vasil Prifti në Librazhd po ashtu etj. Në fondacionin “Populli”: Bardhyl Minxha në Kavajë, ish-oficer ushtrie; Skënder Veshi në Kavajë, ish-punonjës sigurimi; Hilmi Murati, ish-punonjës i Sigurimit në ushtri nga Fieri; Sherif Sherifi në Tepelenë, ish-oficer ushtrie; Muharrem Elezi në Gjirokastër, ish-oficer policie; Maksim Rexha në Lezhë, ish-oficer ushtrie; Sulejman Haklaj në Tropojë, ish-oficer sigurimi; Irakli Mitrushi në Korçë, ish-oficer sigurimi; Adriatik Zeneli ne Ersekë, ish-oficer ushtrie; Andra Gonxhe në Elbasan, ish-oficer sigurimi e kështu më radhë.

Edhe firma”Gjallica”, që ka zhvilluar aktivitet rentier, me drejtuese Shemsie Kadrinë, në thelb drejtuesi real i saj është bashkëshorti Gani Shemsia, ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit. Po, kështu, punonjësi kryesor i kësaj firme është edhe Gjolekë Malaj, sot komandant shtabi në Tepelenë, ish-truprojë pranë Partisë Socialiste, kushëri i parë i Gramoz Ruçit. Si për këto firma, edhe për të tjera rentiere SHIK-u disponon mjaft dokumentacion, pasi ka ndjekur në dinamikë aktivitetin e tyre.

Është për t’u habitur ose për të rënë në sy që aktiviteti deri në vitin 1996 ka qenë jo i madh, ndërsa 6-mujorin e dyte të këtij viti mori përmasa galopante. Falimentimi i këtyre firmave natyrisht që mund të çonte dhe çoi në krijimin e shumë problemeve sociale, me pasoja të rënda për vendin. Dihet që protesta ne Vlorë filloi pikërisht me falimentimin e deklaruar të firmës “Gjallica”. Fillimisht kërkesat e këtyre qytetarëve ishin me karakter ekonomik, kërkonin kthimin e parave të humbura, por shumë shpejt këto kërkesa morën karakter politik.

Sulmi ndaj ambasadave të huaja
Duke e mbyllur këtë diskutim, dua të theksoj se linja e greko-amerikanit Nikolas Greiç është përçuar në Shqipëri tek mjaft elementë ekstremistë të minoritetit dhe jo të minoritetit nga më shumë se një diplomat i huaj të një vendi jo të rajonit.

Një nga këta diplomatë ka siguruar edhe fonde për gazetën “Koha Jonë”, e ka manipuluar vazhdimisht këtë gazetë dhe përveç të tjerash, ka nxitur kryeredaktorin e kësaj gazete që të afishonte përqindjet e larta të fitimit të firmave rentiere dhe të shpallte në këtë mënyrë garë midis tyre, që numri i personave që depozitonin në këto firma të bëhej sa më i madh.

Gjithashtu po një diplomat i huaj këtu në Shqipëri është bashkautor me atë që e ka emrin në artikullin “Qeveri gangsterë”, Endriu Gambo, i gazetës “The Indenpedent”, pra një diplomat në Shqipëri është bashkautor me Endriu Gambon në artikullin e gazetës “The indenpedent”. Dhe qëllimi i botimit të këtij artikulli në një situatë kur kishte mjaft pakënaqësi në Shqipëri, ishte për thellimin e destabilizimit të Shqipërisë.

Ky person ka nxitur dhe ka organizuar edhe demonstrime të tjera antiqeveritare. Për shembull, në demonstratën e ditëve të fundit, para gjendjes së jashtëzakonshme, në sheshin para universitetit, një drejtues i kësaj demonstrate lajmëronte në celular një ambasadë të huaj së demonstrimi filloi dhe gjithçka shkon në rregull.