osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria “narkoshtet” një përrallë që nuk e ha askush kur vjen nga Italia e Rai 3! Kreshnik Spahiu: Rama po e përdor televizionin italian për interesat e tij! Në çdo vend të BE, Anglisë apo SHBA, Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, pastrojnë para 1000 herë më shumë sesa Shqipëria!

Shqipëria “narkoshtet” një përrallë që nuk e ha askush kur  vjen nga  Italia e Rai 3! Kreshnik Spahiu: Rama po e përdor televizionin italian për interesat e tij! Në çdo vend të BE, Anglisë apo SHBA, Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, pastrojnë para 1000 herë më shumë sesa Shqipëria!

Kreshnik Spahiu ka zbuluar hatanë që do të shohim në politikë pas prillit të 2025, ndërsa ka zbërthyer prapaskenat e përplasjes së fortë mes Edi Ramës dhe televizionit italian “RAI 3”. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu zbulon gjithashtu edhe planin e fshehtë të kryeministrit Rama dhe si shefi i qeverisë shqiptare, po e përdor televizionin italian për interesat e tij. Po ashtu, juristi Kreshnik Spahiu theksoi se nuk duhet lejuar që kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha që të krijojmë një komision anti-SPAK.

-Zoti Spahiu, javën që shkoi kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni vizitoi Shqipërin. Qartazi zonja Meloni referuar investigimit të “RAI 3”, gjatë vizitës në Gjadër tha se objektivi nuk ka qenë kryeministri Edi Rama, por objektivi jam unë. Keni një koment?

Tashmë dihet që RAI3 është një funksion të opozitës dhe së majtës italiane. Arsyet që argumentojnë dhe arsyetohet që objektivi nuk ka qenë thjeshtë Shqipëria por ka qenë kryeministrja italiane është dhe për faktin se në 90% të analizave apo goditjeve mediatike, nuk ka një lidhje shkakësore që do të thotë se nuk kuptohet që të gjitha ato argumentet se Shqipëria është narko shtet dhe ka mafje. Por këto nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, Shqipëria mund të jetë vend i korruptuar, mund të ketë mafje, mund të ketë krim por të gjitha këto i ka në nivel më të ulët sesa Italia. Sepse Italia është modeli dhe themeluesi i organizimit kriminal i familjeve mafioze.

Krimi shqiptar nuk mund të arrijë kurrë organizimin e nivelit mafioz të Cosa Nostra-s, të Ndrangheta-s, Camorrës, por mjafton t’ju përmend një fakt. A e dini që në çdo vend të BE, Anglisë apo SHBA, Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, pastrojnë para 1000 here më shumë sesa Shqipëria. Mafja italiane pastron 1000 herë më shumë para në SHBA, Angli, Gjermani, Belgjikë, Francë, Suedi.

E pakrahasueshme me shifrat e pastrimit të parave të Shqipërisë. Vetëm në vitin 2021, Ndrangheta rezultonte 100 miliardë euro të investuara në sektor të ndryshëm të ekonomisë gjermane, si ndërtimtari, imobiliare, në panelet diellore, në shumë sektor të ekonomisë ku rezultonte që është një organizim perfekt i tyre. Fakti që mafja italiane pastron paratë në Gjermani, Angli, SHBA, BE, do të thotë që këto shtete janë narko-shtet, sepse atje pastrohet 1000 herë më shumë sesa Shqipëria. E dyta, marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali nuk është përfituese vetëm nga Italia por është përfituese edhe BE, për një arsye shumë të thjeshtë sepse 90% e emigrantëve afrikan që vijnë në Detin Mesdhe nuk kanë destinacion Italinë. Spanjën, Italinë, Greqinë e kanë portën e parë të BE-së. Ata kanë qëllim të shkojnë atje ku është tregu, ku është krahu i punës që paguhet më shumë.

Ato duan të shkojnë në Holandë, Gjermani, Suedi, Norvegji, etj dhe nuk kanë fare destinacion të shkojnë në Itali. Përfituese në këtë formulë është i gjithë Bashkimi Europian, ndaj ky i fundit e mbështet këtë projekt e si e tillë Shqipëria po trajtohet si vend i BE-së. Të gjitha ata të cilët thonë do shkatërrohet turizmi i Shqipërisë, do shkatërrohet Shëngjini, unë do i them disa fakte. E para, dy zonat më të zhvilluara në Shqipëri sot janë dy zonat ku ndodhen kampet e emigrantëve. E para, Gjiri i Lalzit, ndodhet 2 KM larg kampit të Muxhahedinëve, të cilët kanë disa vite aty. Ne shqiptarët kemi bërë vrasje, plagosje, grabitje në atë zonë duke u masakruar me njëri-tjetrin por emigrantët muxhahedin nuk kanë kryer asnjë krim, nuk e kanë prishur imazhin, nuk e kanë dëmtuar turizmin.

Nga ana tjetër, në Lezhë nuk ka lënë gjak pa u marr, me mace e me qen janë vrarë fis me fis e bandat kriminale, por emigrantët afgan nuk kanë kryer asnjë vrasje e nuk janë bërë pengesë për zhvillimin e turizmit në Shëngjin. Të gjithë ata që thonë se do të shkatërrohet Lezha, do të Gjiri i Lalëzit apo riviera e breg detit shqiptar, gënjejnë dhe janë mashtrues amator. E dyta, ato që na ndjekin dhe janë izoluar dhe indoktrinuar nga mediat shqiptare, do iu thoja që sot në BE në qytetet kryesore të BE-së, janë afro gjysëm milioni kampe emigrantësh.

Jo në periferi e jo të izoluar por në qendra të hapura ku ata lëvizin lirisht dhe nuk është shkatërruar as turizmi britanik, as portugez, e as gjerman, e me rradhë, e është një gënjeshtër shumë e madhe që të mashtrohen dhe të futen nota racizmi është e padrejtë që ne shqiptarët të sillemi në këtë mënyrë sepse ne jemi eksportuesit kryesor në Europë të emigracionit. Në përqindje në raport me popullsinë, ne kemi numrin më të madh të emigrantëve në Perëndim, e si e tillë është e padrejtë kjo sjellje politike, sociale, shoqërore, e cila ka një lloj reaksioni të pacipë në mënyrën sesi sillemi. Thonë do të vijnë afrikanët por ato janë qenie njerëzore. Meloni e tha shumë qartë, ne garantojmë si polici italiane, pa u përfshirë fare se dikush mund të thotë se ne nuk kemi shtet, por kanë italianët shtet. Shteti italian me policinë e vet ka marrë përsipër që të garantojë sigurinë brenda dhe jashtë kampit.

Unë nuk arrij të kuptoj këtë alarm se në Shqipëri po vijnë 2000 apo 3000 emigrantë që do të mbyllen aty. Ata që ndjekin dhe ngrejnë akuza politike apo mashtrojnë publikun çdo ditë, duhet të bazohen mbi fakt. Shqiptarët duhet të dijnë që qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti, jo vetëm që janë të gatshëm të hapin dyert për emigrantët por kanë pranuar dhe burg. Danimarka ka bërë marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të sjellë të gjithë kriminelët të cilët vuajnë dënimin në Danimarkë të vijnë dhe transferohen në burgjet e Kosovës. Kjo e fundit po shëndërohet në Deçan, në një burg për kriminelët e Danimarkës.

-Duke e parë dhe reportazhin e ardhur nga “RAI 3”, që sipas opozitës, ka fakte alarmuese, sipas teje, ka humbur pikë zoti Rama në këtë marrëveshje dhe me këtë përballje që ka patur me gazetarët e “RAI 3” e konkretisht me emisionin “Report”?

Edi Rama e ka kërkuar vetë këtë vëmendje dhe audiencë. Nëse Rama nuk do të reagonte e nuk do merrej me emisionin e parë të RAI-t, emisioni i parë do të kalonte si dhjetëra e dhjetëra dokumentar që janë transmetuar nga BBC, ZDF-ja, nga televizionet franceze, CNN, e shumë televizione europiane dhe kur nuk ka patur reagim, janë kaluar si çdo emision tjetër. Nëse nuk do të kishte një reagim politik, ajo do të kalonte pa audiencë në Shqipëri.

E dyta, po ta vini re Rama e vazhdon vetë debatin e qëllishëm me RAI-në, për të fituar pikë të ndërkombëtarët pasi nuk kërkon pikë te elektorati shqiptar. Për elektoratin në Shqipëri ai ka llogari të tjera, ai fiton pikët te faktori ndërkombëtar. Të gjithë këtë reagim përplasjesh e bën për protagonizmin për të forcuar aleancën me Melonin, me Sholzin, me Britaninë e me të tjerë për t’ju dhënë mesazhin që ne jemi si një shtet i BE-së, për të treguar që ne jemi partnerë pa interesa dhe më e rëndësishmja nuk impresionohet askush kur thuhet se mund të ketë ardhur mafja italiane dhe të ketë fituar para në Shqipëri. Është shifër zyrtare që Ndrangheta apo Camorra e më pak Casa Nostra kanë investuar miliarda euro në Gjermani, në Holandë, Britani e shumë vende të tjera, pafundësisht para investimi. Në problematikat që ngriti emisioni i RAI-t nuk kishte të bënte fare me organizimin mafioz, sepse në analizë politike dhe juridike flitet mbi prova ligjore.

Tre personazhet kryesore që merrte RAI, ishin Artur Shehu, vlonjati që ka 25-vite në SHBA dhe Luftar Hysa, ky një tjetër vlonjate, i cili ka biznese në Afrikën e Jugut, Kanada, Meksikë dhe Britani të Madhe. Çështja është se këto persona nuk rezultojnë të dënuar dhe nuk janë në kërkim ndërkombëtar, e janë qytetar të lirë. Artur Shehu figuron me biznese të suksesshme në SHBA, i lirë, taksapagues si biznes dhe me asnjë precedent penal në SHBA.

Artur Hysa, ishte në zyrën e Ramës i shoqëruar me euro deputetin gjerman. Edi Rama nuk do të jetë një ditë në politikë por njolla që po i mbeten Shqipërisë, nuk do të ikin bashkë me të.

Imazhi i vendit ndërtohet me shumë vështirësi, nuk hiqen gjërat me sustë. Sot e kësaj dite kemi 25-vite e nuk po heqim dot imazhet e 97’-ës, me kallashnikovë.

-Si e shikoni dualitetin e madhe që ka brenda kampit të opozitës, ku kemi disa fraksione, disa ndarje dhe duket sikur nuk është i qartë qëndrimi i opozitës, nëse ka një të unifikuar gjithmonë?

De fakto, Partia Demokratike ajo klasike është shpërbërë. Nga gjiri i PD nga viti 1990 për 34 vite, janë krijuar edhe 34 parti të tjera. Në 6 vitet e fundit janë krijuar 10 të tilla, të frymëzuara nga një intolerancë e mos lejimit ndryshe në këtë parti. Sipas ligjit për organizimin e partive, gjykata ka detyrimin kur ka një mosmarrëveshje të pazgjidhshme të deklarojë shpërbërjen e asaj partie. Praktikisht, ligjërisht dhe juridikisht PD zyrtarisht duhet të ishte deklaruar e shpërbërë, e shpërndarë sepse e ka humbur funksionin e saj. Çdo ditë që kalon, do të shikojmë një copëzim më të thellë të PD, do të shikojmë një krizë lidershipi më të rëndë për shkak të izolimit, të problemeve të drejtësisë, të problemeve me moshën, të problemeve të konflikteve brenda llojit, kriza e lidershipit do të rritet, copëzimi do të rritet, fragmentarizmi do të rritet, izolimi do ta ashpërsohet, problemet me drejtësinë do të thellohen dhe kolapsi opozitar do të jetë i jashtëzakonshëm duke e copëzuar më shumë ata do të shqyejnë njëri-tjetrin pas humbjeve të vitit të ardhshëm, pas prillit të 2025-ës do të shikojmë hatanë që do të thotë nuk se do të dojë shumë vite ndërtimi i një opozite të re. Nuk bëhet fjalë për një xhaketë që i ka dalë boja, është arnuar e qepur e ka zënë myk, qelbet erë. Ajo nuk mundet të jetë një kostum i ri nëse nuk ndërtohet një opozitë e re, me një elitë të re, me njerëz të cilët duan të kontribuojnë për të përfaqësuar një popull opozitar që mendoj se është 80% e shqiptarëve, të cilët sot mund të jenë kundër qeverisë Rama por nuk ndihen të përfaqësuar dhe nga kjo përfiton pushteti aktual për të ndërmarr një mandat të radhës.

-Keni një koment për komisionin e posaçëm anti-korrupsion?

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion është i njëanshëm. ?Nuk duhet lejuar që Rama-Berisha të krijojnë një komision Anti-SPAK. Uroj të mos ketë një marrëveshje të pazarit politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsiderohet si marrëveshje ani-SPAK. /Intervistoi: Rigels Seliman