Episodi i dytë i investigimit të emisionit Report të televizionit italian “Rai 3” solli reagime jo vetëm në Shqipëri, por dhe në atë fqinj.
Anëtarët e qendrës së djathtë të Unionit Parlamentar Itali-Shqipëri kanë shkruar një letër të hapur drejtuar ambasadores së Shqipërisë në Itali, zonja Anila Bitri Lani në shenjë solidariteti me kryeministrin e Shqipërisë.
Në nëntë vite, me pesë kryeministra të ndryshëm, askush në Itali nuk ka ngritur kundërshti ndaj kryeministrit Rama apo bashkëpunëtorëve të tij.
Por duke qenë se kreu i qeverisë shqiptare ka treguar se dëshiron të vazhdojë një bashkëpunim të frytshëm me Italinë dhe qeverinë e saj, edhe pse nuk drejtohet apo mbështetet më nga Partia Demokratike, anëtare e së njëjtës familje europiane të Partisë Socialiste Shqiptare që Rama ka kryesuar që nga viti 2005, filluan sulmet.
Pas shpalljes së marrëveshjes Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve, Partia Demokratike njoftoi edhe kërkesën për përjashtimin e partisë së drejtuar nga Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane. Kërkesa përfundoi në nul sepse ka shtete të qeverisura nga anëtarë të PSE në mesin e atyre që janë të interesuar për aktivizimin e marrëveshjeve të ngjashme. Tani, në momentin delikat parazgjedhor, gjashtë ditë para votimit, vjen një reportazh televiziv nga Report, i cili e përshkruan kryeministrin e Shqipërisë si mik të kriminelëve dhe bosëve.
Përballë kësaj, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë të thellë me popullin shqiptar, për kryeministrin dhe për institucionet e tij demokratike, të cilat disa nuk hezitojnë t’i denigrojnë, duke dëmtuar Italinë në nivel ndërkombëtar.
Është veçanërisht e turpshme për kombin tonë që kjo të ndodhë përmes shërbimit të televizionit publik që paguhet nga taksapaguesit” shkruhet në letrën e hapur.
Letra mbyllet duke shprehur falenderimin drejtuar dhe ambasadores shqiptare në Itali për ndihmën e ofruar nga Shqipëria në
Nga ana jonë, si anëtarë të marrëveshjes dypalëshe midis dy kombeve tona brenda Bashkimit Ndërparlamentar, falenderojmë kryeministrin dhe Ambasadoren për ndihmën e ofruar nga Shqipëria për Italinë, pavarësisht nga ngjyra politike e qeverisë së saj, e cila ne besojmë se interpreton frymë më autentike bashkëpunimi mes dy popujve shumë të afërt gjeografikisht, madje edhe më të ngushtë në miqësi”
Gjithashtu poshtë janë shënuar dhe emrat e anëtarëve të unionit parlamentar Itali – Shqipëri që kanë firmosur letrën.
On. Antonio Baldelli – Membro del Gruppo FdI
On. Simone Billi – Membro del Gruppo Lega
On. Salvatore Caiata – Membro del Gruppo FdI
Sen. Gian Marco Centinaio – Membro del Gruppo Lega
On. Ciro Maschio – Membro del Gruppo FdI
On. Mariangela Matera – Membro del Gruppo FdI
Sen. Filippo Melchiorre – Membro del Gruppo FdI
On. Roberto Pella – Membro del Gruppo FI-Ppe
On. Catia Polidori – Membro del Gruppo FI-Ppe
Sen. Giulio Terzi di Sant’Agata – Membro del Gruppo FdI
On. Alessandro Urzì – Membro del Gruppo FdI
E ndërsa kryeministrja e Italisë, Meloni pritet të vizitojë nesër Shëngjin dhe Gjadrin për të parë finalizimin e marrëveshjes që firosi me homologun Edi Rama nëntorin e kaluar, kryeministri në një reagim të pasdites së sotme e quajti, baltë e pamerituar drejt Shqipërisë, episodin e dytë të emisionit Report në RAI 3 për Shqipërinë, ndërsa akuzoi Rithemelimin si burim të kësaj balte.
Kreu i qeverisë thotë se figura të errëta u përdorën si heronj në emisionin e RAI: Njëri i arratisur i shpallur në kërkim nga SPAK, referuar këtu Ahmetajt, si edhe tjetri një i mbyllur në arrest shtëpie, referuar këtu ish-kryeministrit SalI Berisha, non grata nga SHBA e BE dhe i dënuarin me 17 vite burg nga gjykatat shqiptare i referohet trafikntit italian Francesco Becchetti.