Ambasadori i Egjiptit Mohamed Khalil, i ftuar në emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj ne RTV SCAN, flet për raportet mes Shqipërisë dhe Egjiptit dhe çfarë mund të bëhet më mirë.
Khalil në intervistën e tij të parë televizive, thotë se po punohet mes 2 vendeve tona për të ngritur këshillin e përbashkët të biznesit, që mund ti hapë prespektivë shkëmbimeve tregtare mes vendeve tona.
Ambasadori Khalil thotë se Egjipti do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB, duke u bërë vendi i parë që mbeshtet kandidaturën.
Me tej ai vlerëson rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm dhe faktor stabiliteti.
Një element tjetër që Shqipëria merr vlerësime maksimale ambasadori rendit edhe bashkëjetesën fetare duke e konsideruar një vlerë të jashtëzakonshme te vendit.
Në lidhje me projekte konkrete ambasadori i shtetit më të madh dhe më të rëndësishëm në botën arabe, thotë se qeveria e Egjiptit ofron bursta për studentët shqiptar, mjafton që ata të ndjekin njoftimet e ambasadës për tu njohur me datat dhe afatet. Intervista e plotë në orën 20.30