osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria me një tjetër pasuri në UNESCO, Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore

Shqipëria me një tjetër pasuri në UNESCO, Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore

Shqipëria, me një tjetër pasuri në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Transumanca, riti shqiptar i shtegtimit të bagëtive mbrohet nga UNESCO.

Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i mbledhur në Botsvana në konferencën XVIII, votoi përfshirjen e Transumancës (shtegtimit të bagëtive) në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Ministria e Kulturës bën me dije se vendi ynë kandidonte në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë, duke iu bashkuar Austrisë, Greqisë dhe Italisë, që ishin përfshirë më herët, në vitin 2019 me këtë dukuri.

Transumanca është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje dhe kulinari; një paradë ritesh e festash, lidhur me ndërrimin e stinëve, përgjatë të cilave ndodh ky migrim, që tashmë vihen në mbrojtjen e UNESCO-s, si shprehje e shpirtit të bartës vetë kësaj tradite. Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti, Shqipëria ka një pasuri më shumë në listën botërore, që do të thotë përgjegjësi e shtuar.

“Por edhe më shumë mbështetje financiare për komunitetet lokale që e trashëgojnë këtë traditë, projekte të përbashkëta me shtetet që ndajmë këtë dukuri, por edhe një ftesë për të investuar më shumë në turizmin kulturor. Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për kandidimin e dosjeve të tjera në UNESCO””, shprehet ministrja e Kulturës. Një vit më parë UNESCO pranoi në listën e trashëgimisë jomateriale në rrezik dijebërjen e xhubletës, ndërsa është për shqyrtim për vitin e ardhshëm dosja e K’cimit të Tropojës.

K’cimi i Tropojës është një vallëzim festiv që praktikohet gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht gjatë ceremonive festive tradicionale, të tilla si dasma, fejesa, ditëlindje, festa fshati dhe raste të tjera shoqërore, përfshirë ato që janë më pak zyrtare, dhe shpesh mjaft spontane

Hartimi i dosjes

Dosja e Transumancës u hartua nga Ministria e Kulturës me mbështetjen financiare të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ekspertët që hartuan dosjen janë: Esmeralda Lici, ekspert/koordinator për Jugun e Shqipërisë; Zef Gjeta ekspert/koordinator për Veriun e Shqipërisë; Suzanne Ogge, ekspert i UNSCO-s; Meri Kumbe eksperte e UNESCO-s; Bendis Pustina (Ministria e Kulturës); Sokol Muça (Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimi së Kulturore); Niko Kotherja (Qendra Kombëtare e Veprimtarisë Tradicionale). Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) ose UNESCO është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Shqipëria është anëtarësuar në UNESCO në datë 16 tetor të vitit 1958. Pak kohë më parë, Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.