osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shqipëria hap sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë me BE! Takimi në Luksemburg, ja kapitujt themelorë, i pranishëm dhe Rama

Shqipëria hap sot negociatat e anëtarësimit për grup-kapitullin e parë me BE! Takimi në Luksemburg, ja kapitujt themelorë, i pranishëm dhe Rama

Dita e sotme, 15 Tetor, pritet të shënjojë një hap historik për vendin tonë, përsa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria do të hapë negociatat me BE, për grup-kapitullin e parë. Dje (14 Tetor) u firmos edhe marrëveshja e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE për Procesin e Berlinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, bënë me dije se në takimin që do mbahet në Luksemburg, do jetë i pranishëm edhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë me ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë.

Nga sot, nis dhe shqyrtimi i grup- kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë; drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.

Në këtë grup, siç quhet ndryshe edhe ‘bazat’ ose ‘themeloret’, përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar.

Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e sotme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Grup kapitulli i parë për të cilët Shqipëria hap negociatat
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Ekipi që përfaqëson Shqipërinë në Luksemburg
Kryeministri Edi Rama
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka
Ambasadori Ferit Hoxha
Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino
Zv.ministri i drejtësisë, Tedi Tobi
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Drejtoresha e bashkëpunimit evropian në Ministrinë e Jashtme
Drejtoresha e DAP
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli
Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta
Departamenti i politikës dhe integrimit në kryeministri