Një tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë.
Forca e tërmetit ishte me magnitudë 5.2.
Epiqendra e tërmetit ka qenë Gur i Bardh në zonën e Matit. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë
Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa raportohet se ka pasur lëkundje edhe në qytetin e Lezhës.
Burime për BalkanWeb mësojnë se shkalla e lëkundjeve llogaritet të ketë qenë 4.7 ballë, ndërsa ende nuk dihet epiqendra e tërmetit.